• |
ide | kryesore

Mohuesi i Covid, ish-kampioni i botës në kickbox humbi jetën: thanë nga virusi, gruaja e tij e përgënjeshtron

-Instant, Sport



Detajet në lidhje me rrethanat e sakta të vdekjes së Sinistras, të cilat u njoftuan në mediat sociale më 16 dhjetor, janë të paqarta. “The Undertaker” u shtrua në spital në fund të nëntorit. Në postimet në rrjetet sociale, kickboxer-i e shmangte edhe përdorimin e fjalës Covid. “Mjerisht, më është dashur të anuloj një ndeshje në Nimes më 4 dhjetor. Më bën të turbullohem, por falë gruas dhe trajnerit tim jam ende gjallë. Mushkëritë e mia po sulmohen nga shumë sëmundje. Shkalla e infeksionit është në 165, kur ato duhet të jenë midis 0 dhe 5”, lexohej në postimin e tij të koduar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fred sinistra (@fred_sinistra)

Trajneri i Sinistra, Osman Yigin, tha për mediat frankofone se ai e kishte detyruar luftëtarin të shkonte në spital. “I thashë se nuk do stërvitesha me të nëse ai nuk shkonte në spital”, tha Yigin pas vdekjes së nxënësit të tij. Sinistra nuk donte të qëndronte në spital dhe doli vetë.

Dy ditë më parë, bashkëshortja e Sinistrës ka postuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale. Ajo mohoi me forcë se vdekja e tij ishte e lidhur me Covid-in dhe tha se ishte çështje nderi për të, që të luftonte që të vërtetohej e vërteta dhe të pastronte emrin e tij: “Ai kurrë nuk do të pranonte që ajo që i ndodhi të përdorej për të përhapur frikë dhe nxitur vaksinimin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *