• |
ide | kryesore

Shkoi për të peshkuar në lumë/ Zhduket pa lënë gjurmë 50-vjeçari në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e forcave të rendit pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të pasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

“Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *