• |
ide | kryesore

Barcelona bën blerjen e parë: Ferran Torres kalon vizitat mjekësore, 55 milionë euro për City

-Instant, Sport



Barcelona është vërtetë në krizë financiare, por situata në renditje nuk e lejon të qendrojë pa lëvizur. Kështu, blerja e parë është konkretizuar në Katalonjë, me Ferran Torres që ka kaluar kontrollet mjekësore me Barcelonën. Sulmuesi 21-vjeçar, i ardhur nga Manchester City, tashmë i ka kaluar testet e zakonshme dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me klubin blaugrana deri në qershor të vitit 2027. Lojtari spanjoll tha se ishte “shumë i lumtur” me transferimin e tij te Barça, siç raporton Mundo Deportivo. Për ta blerë atë, katalanasit do t’i paguajnë Manchester City 55 milionë euro plus bonuse.

Ferran Torres tani mund ta konsiderojë veten një lojtar të Barcelonës. Sulmuesi spanjoll pasi mbërriti në Katalonjë mëngjesin e sotëm, i’u nënshtrua ekzaminimeve rituale mjekësore dhe sipas shtypit vendas, do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Blaugranat. Prezantimi zyrtar i nënshkrimit të ri të blaugranave është parashikuar të bëhet nesër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *