• |
ide | kryesore

“Broja nuk është akoma lojtar i madh, nuk duhet ta fërkojmë kur gabon”: Duka ndërhyn në konfliktin e sulmuesit me Rejan

-Instant, Sport



“Broja është një futbollist me talent, nuk mund të themi akoma që është bërë një futbollist i madh. Pasi që të themi që është bërë një futbollist i madh, i duhet akoma kohë. Por ka potencial dhe mundësi dhe të gjithë ne duhet të jemi pozitivë për ta shtyrë atë që të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, por edhe për ne, pasi ne na mungojnë talente të tilla”. Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka ndërhyrë në debatin e krijuar mes sulmuesit të Southampton dhe kombëtares e teknikut Edoardo Reja. Natyrisht që numri 1 i futbollit shqiptar ka dashur të ruajë balancat, por nën reshta Duka pozicionohet në krah të trajnerit: “Ndihma që duhet t’i japim është që të jemi realë dhe jo në njëfarë mënyre, ta fërkojmë edhe kur ai gabon. Jemi të gjithë njerëz që gabojmë, por mirë është që kur i vë në dukje kritikat, t’i korrigjosh ato dhe jo të reagosh negativisht”.

Më tej, presidenti i FSHF-së i bën elozhe 20 vjecarit, që vazhdon të bëjë performanca të mirë në Premier League: “Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin vetëm nëse nuk ka të gjithë kolektivin, nëse nuk ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo centimetër. Madje, ai është rritur aq shumë sa, sa më shumë të rritesh në pretendime apo në nivel lojë, sa më shumë të kalosh në Nations League, nga D në C dhe nga C në B, pastaj nuk është më puna që të japësh një metër apo centimetër më shumë, por edhe një milimetër. Një milimetër më shumë Broja, aq më shumë Reja dhe ne do të arrijmë ku duhet”, përfundoi Duka.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *