• |
ide | kryesore

Dhunoi fizikisht djalin dhe gruan, arrestohet 51-vjeçari në Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 51-vjeçar. Mësohet se shtetasi me inicialet Th.V., 51 vjeç është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas uniformave blu, 51-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Th.V.,51 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Sarandë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *