• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është i riu që tentoi të vrasë Mbretëreshën e Anglisë me shigjeta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një adoleshent është ndaluar nga policia britanike pasi i armatosur me një hark dhe shigjetë u ngjit në kështjellën Windsor në një përpjekje për të “vrarë Mbretëreshën Elisabetë II.

Jasëant Singh Chail publikoi një video të regjistruar më herët në Snapchat në orën 8:06 të mëngjesit të ditës së Krishtlindjes. 24 minuta më pas ai u arrestua nga policia brenda territorit të kështjellës. Ai e bënte përgjegjëse mbretëreshën për masakrën e Jallianwala Bagh të vitit 1919 në Indi ku thuhet se janë vrarë 379 persona në një protestë paqësore të vendasve kundër autoriteteve britanike.

“Më vjen keq. Më vjen keq për atë që kam bërë dhe çfarë do të bëj. Do të tentoj të vras Elizabetën, Mbretëreshën e Familjes Mbretërore. Kjo është hakmarrje për ata që kanë vdekur në masakrën e Jallianwala Bagh të vitit 1919.

Është gjithashtu hakmarrje për ata që janë vrarë, poshtëruar dhe diskriminuar për shkak të racës së tyre. Unë jam një Sikh indian, një Sith. Emri im ishte Jaswant Singh Chail” – thotë 19-vjeçari që më pas duket se jep një identitet sipas Star Wars që tingëllon si ‘Darth Janus’.

Babai i të riut i tha Daily Mail se “nuk e dinte se çfarë kishte shkuar keq me djalin e tyre”.

“Ne nuk kemi pasur mundësinë të flasim me të, por po përpiqemi t’i ofrojmë ndihmën që i nevojitet. Nga këndvështrimi ynë, ne po kalojmë një kohë të vështirë. Ne po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje dhe nuk është e lehtë” – tha 57-vjeçari.

I riu është dërguar në një spital të shëndetit mendor ndërsa opinioni publik në Britani ka nisur një debat për mënyrën si sigurohet familja mbretërore. ©LAPSI.al

Jaswant Singh Chail uploaded a pre-recorded video to Snapchat at 8:06am on Christmas Day, 24 minutes before a man was arrested by police inside the grounds of Windsor Castle. It has sparked a major internal security review at the estate looking at how someone could have got so far into the grounds. Chail has now been pictured for the first time.Jaswant Singh Chail uploaded a pre-recorded video to Snapchat at 8:06am on Christmas Day, 24 minutes before a man was arrested by police inside the grounds of Windsor Castle. It has sparked a major internal security review at the estate looking at how someone could have got so far into the grounds. Chail has now been pictured for the first time. Shocking video showing a crossbow-wielding man threatening to ¿assassinate the Queen in revenge for 1919 Amritsar massacre¿ has emerged and is being investigated by the Met police Armed police officers on guard at the Henry VIII Gate at Windsor Castle following the intruder getting in on Christmas Day

Armed officers were guarding entrances to Windsor Castle following the security scare on Christmas Day after 8am



3 Comments

  1. Eshte indian i lindur ne Angli 2-3 breza.Anglia i ka bere citizen qe para 70-80 vitesh duke ju dhene letra indianeve.Ne Angli indianet dhe afrikanet respektohen me shume se evropianet.Per ate nuk rrihet me ne Angli se eshte bere si tualet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *