• |
ide | kryesore

Ikën Ilir Daja, mungesa në stërvitje, paraprin njoftimin zyrtar të Partizanit: Gjoka e Duro profilet e preferuara

-Instant, F1, Sport



Ishte cështje kohe, pas humbjes së dytë sezonale në derbi e pas një serie rezultatesh që e nxorrën Partizanin jashtë cdo objektivi. Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i të kuqve dhe lajmin, përpara se ta konfirmojë zyrtarisht klubi, e ka zbuluar mungesa e teknikut në seancën e sotme stërvitore. “Do të takohem me drejtuesit dhe do të ulemi të flasim për gjërat që po ndodhin. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, pati deklaruar tekniku Daja pas humbjes në derbin me Tiranën.

Për 16 muaj, që nga gushti i 2020, tekniku 55 vjecar ka udhëhequr Partizanin në dy sezone të vështira. Në të parin, pa merkato në verë për shkak të bllokimit nga UEFA për cështjen Cinari e me pak lëvizje në janar, Daja arriti ta cojë skuadrën një hap nga titulli, që në fund shkoi për Teutën. Në të dytin, kur mendohej se gjërat do të bëheshin edhe më mirë, erdhi shthurja e klubit me 7 largime dhe në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion, Partizani ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe humbur 5, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Tani çështja është për të gjetur një zgjidhje që të përmirësojë situatë e të mos e bëjë më keq. Alternativat nuk mungojnë dhe që do të jetë një trajner shqiptar është blinduar nga eksperienca e keqe e të kuqve me trajnerët e huaj. Kështu, Ernest Gjoka, trajneri kampion me Shkëndijën e Tetovës e një që di ta fitojë titullin edhe në Superiore, si ka bërë me Kukësin, është i lirë dhe një opsion që pëlqehet nga Partizani. Tekniku është nga ato që e ndërtojnë skuadrën edhe në sezon e sipër, si bëri në Maqedoni, kur mbërriti te Shkëndija, duke e cuar nga vendi i tetë në të dytin.

Të njëjtën gjë ka treguar se e bën edhe Shpëtim Duro, një njohje e vjetër e të kuqve, që pas eksperiencës me Lacin është pushim dhe mund të thirret nga Partizani, për ti dhënë një shkundje sezonit zhgënjyes të skuadrës kryeqytetase, që për momentin duket edhe larg zonës Europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *