• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Meta nuk ma fal djegien e mandateve. Edhe PD bleu vota në 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi përsërit edhe një herë që vendimi për djegien e mandateve ka qenë një gabim i kalkulimit politik.

“Gabim ka qenë, por gabimet bëhen edhe mësime të vlefshme për të ardhmen. Largimi nga institucionet është gjykuar si naivitet politik, por unë jam shquar për naivitet politik dhe jo për teori të mëdha zhvillimore, por në atë moment ishte e domosdoshme sepse në qoftë se LSI nuk do t’i bashkohej PD-së, do të kishte presion shumë të madh mbi ne.

Do të merrnim mbi supet tona të brishta të gjithë mëkatet e PD-së, PS-së, LSI-së së vjetër, dhe do të jepej LSI si ushqim për të thënë se “ja ku e keni, se ne jemi të pastër”. E vetmja alternative ishte të shkoja përpara, pa kthyer kokën pas” – tha Kryemadhi në A2 CNN.

Një vendim, ai i djegies së mandateve, i kritikuar hapur edhe nga bashkëshorti i saj, njëkohësisht edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

“Ilir Meta nuk ka për ta pranuar faljen time. Ai është një nga respektuesit më të mëdhenj të institucioneve, jo më të djegieve të mandateve, nuk do të ma fali edhe për kur të ndahemi nga kjo botë, sepse i ka kushtuar shumë Shqipërisë.

Probleme kishte edhe në frontin e brendshëm opozitar, edhe në blerjen e votës. “Blinin votën edhe kandidatët e PD-së. PS i blinte me legalizimet, tenderat, vendet e punës, PD i blinte me para në dorë. Boll të shkosh në Fier dhe Durrës. Të shohësh si janë blerë. Këto informacione ja kam dërguar zotit Basha” – tha Kryemadhi.



6 Comments

  1. pse nuk i ke denoncuar? Pse nuk e ke akuzuar Bashen publikisht gjate fushates po e ben tani qe i ka te gjith kunder? Ne te tilla raste o flit e denonco qe ne fillim ose hesht pergjthmone

  2. Të akuzosh dikë për krim apo vjedhje kur ke bashkëpuuar ngushtë me te, , ose gënjen paturpësisht, ose duhet të përgjigjesh para drejtësisë me akuzën e bashkëpuntorit në krim apo mos denoncimin e krimit.
    Ka pasur nga PD e konkretisht nga znj. Jorida Tabaku që në vitin 2016 , denoncime për konçesionin e madh korrptiv të inceneratorëve.
    Përse nuk u ndje arëhere LSI e shefja e kësaj partie , znj. Kryemadhi për ta mbështetur ate denoncim ?
    Sepse atëhere Lefter Koka, ministër i mjedisit ishte pjesë e LSI.
    Kur Lefter Koka u zgjodh deputet i PS, atëhere mori yryshin LSI që të demaskonte skandalin e inceneratorëve.
    I po kësaj kohe ishte edhe video skandaloze ku Rama e Teri të dehur nga alkoli, i bënin thirrje Nasip Naços qëtë bashkohej me PS..
    Nuk ishte vetëmMonika si person, por të gjithë antarët e LSI e kryesia e kësaj partie që e mbështetën dorzimin e mandateve e po kështu edhe të gjithë partitë e tjera e kryetarët e tyre që ju bashkuan koalicionit duke e konsideruar Bashën “udhëheqësin e opozitës së bashkuar”
    Nëse presidenti Meta si shkak për antipatinë e tij për Bashën , paskej pasur se ai “të gënjen edhe për orën” një akuzë tepër qesharake, personalisht kam ndjerë se edhe Basha ka pasur një antipati të dukëshme ndaj presidentit, për të cilin qytetarët e përmendnin me nofkëm “dridhe Like”, pra si një politikan sa megalloman, aq edhe kameleon..
    Është e vërtetë që në dyluftimin me Ramën, Meta pati përparësinë që të mbronte Kushtetutën , por të mos harojmë se sëbashku me Kushtetutën, Meta ka bërë çmos që të mbrojë edhe veten, pasi ishte kundërvënë hapur SHBA, ashtu si Berisha këtë vit.
    Në momentin që Shqipëria u bë antare e NATO-s , që besoj edhe shqiptarët më injorantë e dijnë se është ajo që e kryeson këtë organizatë, , cilido lider shqiptar që del kundër SHBA, ka shkelur interesat e Shqipërisë londineze, por edhe të kombit shqiptar në tërësi., e ka shkelur “institucionin kryesor” që ka kontribuar në krijimin e shtetit të parë e të dytë shqiptar.
    E shoh të shqetësuar zonjën Kryemadhi se “Ilir Meta” bashkëshorti i saj, nuk do ja falka gjithë jetën se paskej bërë “krimin e madh” që nuk e paska dëgjuar ate.
    Po mirë Monikën që me një pendesë, do të mund ta kalojë këtë gjëmë të madhe, po mesa dijmë Ilir Meta përgatitet që pasi të lërë postin e presidentit, do të drejtojë përsëri LSI.
    Meqë si i majtë i deklaruar, Meta e ka parim revolucionin.
    A mos ka në plan që të bëjë një revolucion në LSI me foltore, për të rrëzuarër “të pabesën” Monikë e gjithë kryesinë e saj, , si doktori për të cilin ka “konsiderata të larta” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *