• |
ide | kryesore

Kryemadhi nxjerr videon: Si deputeti i PS ka përfituar nga mega-afera e inceneratorit të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se “letrat e Pandorës” duhen hapur sa më parë, teksa i referohet çështjes së inceneratorëve/

Lexo më tej: Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka 

Kryemadhi ka publikuar një video ku tregon se deputeti i PS-së Alqi Bllaku ka përfituar nga inceneratorët nëpërmjet pagave të babait në shumën 125 mijë euro, në një situatë të konfliktit të pastër të interesit.

“Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.

‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!

Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbraz xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.

Follow the money…”, shkruan Kryemadhi.

 

 



2 Comments

  1. Kryemadhi lëri inceneratoret po bashkohuni me Salën në demonstrata për të hequr palloshin e gjat, se njëherë e hëngrët mirë me tradhtarin Basha.

    Siç e di mirë, mbas doktorit, ju kanë juve burrë e grua në shënjestër për t’ju degdisur, prandaj mos humbni rastin me gjëra dytësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *