• |
ide | kryesore

Mbretëresha Elizabeth përjashton Princ Harry-n dhe Meghan nga fjalimi i Krishtlindjeve

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbretëresha Elizabeth II së fundmi mbajti një fjalim emocionues për Krishtlindje.

Pjesa më e madhe e fjalimit  iu kushtua kujtimit të bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip, i cili vdiq në prill 2021.  Mbretëresha përmendi emrin e djalit të saj Princit Charles, nipi Princi William dhe gruan e tij Kate Middleton duke folur për trashëgiminë e Philip-it.por nuk përmendi Princ Harry dhe Meghan Markle.”Princi Philip ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për këtë ndjenjë të kalimit të stafetës. Kjo është arsyeja pse ai krijoi çmimin Duka i Edinburgut, i cili u ofron të rinjve në të gjithë Komonuelth-in, por dhe përtej, mundësinë e eksplorimit dhe aventurës. Mbetet një sukses i mahnitshëm, i bazuar në besimin e tij në të ardhmen, “tha Mbretëresha. “Ai ishte gjithashtu një ekspert dhe numri 1 për të marrë seriozisht kujdesin tonë ndaj mjedisit; dhe jam krenar përtej fjalëve që puna e tij pioniere është marrë dhe është zmadhuar nga djali ynë i madh Charles dhe djali i tij i madh William. i mbështetur në mënyrë të mrekullueshme nga Camilla dhe Catherine ,së fundmi në samitin e ndryshimeve klimatike COP në Glasgow”, u shpreh Mbretëresha.Biografi mbretëror Christopher Andersen,tregoi për “Us Weekly ”se vendimi për të mos përmendur ciftin erdhi pasi ajo mësoi për dëshirën e nipit të saj që të tërhiqej nga titulli i tij i vjetër mbretëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *