• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: Mos u çudisni që të dalin databaze të reja, do të frikësojnë njerëzit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka një tezë interesante edhe për skandalin e fundit, atë të rrjedhjes së të dhënave të rrogave të mbi 630 mijë shqiptarëve, si dhe të targave disa ditë më vonë.

“Edhe rrjedhja e informacionit të pagave, ku bëjnë përshtypje disa paga marramendëse, ia kanë dhënë ushqim mediave që të merren me pagat e secilit, dhe për të larguar vëmendjen nga inceneratorët, në veçanti nga skema e atij të Tiranës.

Mos u çudisni që të dalin databaze të reja, që do të frikësojnë njerëzit, siç ndodhi edhe në kohen e patronazhistëve”, thotë ajo.

“Shpresoj që çështja e inceneratorëve të mos jetë përdorur për të hequr vëmendjen nga situata politike në vend, fletëarrestet kanë qenë në shtator, edhe për të tjerë, por ka patur një zvarritje nga ana e qeverisë, që mendonte se çështja do të shkonte duke u harruar. Por për politikanët nuk ka më çështje të parashtruara, siç parashikon vetë ligji i SPAK.

Po të jetë një sistem drejtësie e vërtetë, pritshmëritë e mia shkojnë deri tek kryeministri, sekretari i përgjithshëm, te ministrat që kanë firmosur në një ditë 17 vendime, të bashkitë e Fierit dhe Tiranës”, deklaron Kryemadhi në A2 CNN.



3 Comments

  1. Po pse kaq budallenj na dini sa mendoni se ne nuk dime asgje dhe po presim te na ndriconi me erresiren tuaj?! hajde kalamoj te shpif hajde. kur jajduti te shet moral…pff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *