• |
ide | kryesore

Nga Draxler te Icardi, PSG tenton të shpëtojë Mbappe: ja emrat në listën e shitjeve parisiene

-Instant, Sport



PSG hap dyert për merkaton… në dalje. Klubi parizien, sipas raportimeve të L’Equipe, duhet të mbledhë para për të rikuperuar humbjet e pambuluara dhe në merkaton e dimrit duhet të arkëtojë 100 milionë euro për të shmangur nevojën për më shumë kapital të injektuar. Qershorin e kaluar, drejtori sportiv i francezëve Leonardo kishte paraqitur një plan të ardhurash dhe shpenzimesh pranë institucionit financiar që kontrollon klubet e futbollit në Francë, në të cilin deklaronte synimin për arritjen e një xhiro prej 180 milionë lekësh për të kompensuar humbjet e vitit në vazhdim, të vlerësuara në 200 milionë.

Duke qenë se PSG ka arkëtuar vetëm nëntë milionë në merkaton e verës, për gazetën franceze, parisienët duhet të arkëtojnë 100 milionë menjëherë, në mënyrë që të mos detyrojnë Katar Sports Investments të injektojnë kapital të ri dhe, në këtë pikë, lista e lojtarëve të mundshëm që largohen është mjaft e gjatë.

Ndër emrat e parë të dhënë në dalje nga Parisi është Rafinha, i cili mund të bashkohet me Real Sociedad: ish-lojtari i Barcelonës nuk është pjesë e planeve të Pochettinos dhe rikthimi i tij në Spanjë do t’i lejojë PSG-së të heqë qafe një pagë të rëndësishme. Por edhe Draxler mund të largohet: në rast të një oferte tërheqëse, klubi me siguri nuk do ta ndalojë mesfushorin gjerman, i cili, pavarësisht rinovimit deri në mars 2024, nuk është përgjigjur në fushë edhe për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së minutave në këmbë, edhe për shkak të pranisë së Messit, Neymar dhe Mbappe. Sulmuesi fiton 4.2 milionë euro në vit dhe vlerësohet 20 milionë, shifër kjo shumë e vështirë për t’u arritur duke qenë se është zhvlerësuar ndjeshëm që kur zbarkoi në Paris.

Në dalje është edhe mesfushori Layvin Kurzawa (9 milionë) dhe gjithashtu portieri Sergio Rico, i vlerësuar me 5 milionë, ndërsa është bllokuar për momentin situata e Mauro Icardit, për javë të tëra në shënjestër të Juventusit: për momentin PSG nuk është e hapur për huazimin me blerje të detyrueshme në qershor, ashtu si do të donin bardhezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *