• |
ide | kryesore

Rënie gurësh në Bypassin e Murrizit në “Rrugën e Arbrit”/ Vështirësi në qarkullimin e mjeteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit nga Tirana në Klos. Më problematike situata paraqitet në Bypassin e Murrizit ku ka rënie të shumta të gurëve.

Rrëshqitja e tokës si pasojë e fryrjes nga shiu ka bërë që në një gjatësi të konsiderueshme ky segment të bëhet i vështirë për qarkullimin e automjeteve si rezultat i pranisë së gurëve.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të tregohen tepër të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën.

Po ashtu në pjesën e Qafë Murrizit ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa momentalisht problemi i vetëm është prania e gurëve në rrugë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *