• |
ide | kryesore

Skandali i Inceneratorëve/ Dyshime mbi 125 mijë eurot e deputetit Bllako

-Instant, Kryesore



Pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK në qendër të akuzave për aferën skandaloze të inceneratorëve është vënë deputeti aktual i PS-së dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Në një video të publikuar nga Monika Kryemadhi, ai është akuzuar se ka marrë rryshfet nga inceneratori i Tiranës, plot 125 mijë euro, duke e kamufluar këtë si pagë fiktive për të atin e tij, që rrezulton në borderotë e pagave të kësaj kompanie me një rrogë me 10 mijë dollarë në muaj. Pra aludimi i LSI-së është i qartë, në këmbim të nënshkrimeve dhe favoreve që djali ka bërë në detyrën e tij si funksionar publik, Bllakot, at e bir, kanë ngritur një skemë të kamufluar për të marrë ryshfet.

Deputeti i PS-së dhe ish bashkëpuntori i Lefter Kokës i ka mohuar këto akuza duke thënë se ai nuk është në konflikt interesi dhe e dyta se i ati i tij është paguar si një inxhinjer i thjeshtë për punën që ka bërë.
Një një sqarim publik të botuar këtë të hënë ai thekson se nuk ka qenë në konfikt interesi pasi ai e kishte lënë detyrën rreth një muaj përpara 31 gushtit 2017, kur u shpall fituesi për impiantin e Tiranës. Edhe përpara kësaj date kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ai thekson se kurrë nuk ka qenë anëtar i asnjërit prej 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza.

Lexo me tej:

Firmoset padia për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Lapsi.al i ka krahasuar faktet e bëra deri më tani publike për të parë kush është më pranë të vërtetës, LSI që akuzon, apo Bllako që thotë se ndaj tij po bëhet një hakmarrje personale.

Deri më tani në publik kanë dalë shumë dokumenta të korrespondencës midis ministrive për të ndihmuar proceduarat në favor të inceneratorëve dhe në to duket qartë se ndryshe nga ç’pretendon Bllako është në brendësi të gjithë praktikave dhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).

Por pika ku ai del më zbuluar se kurrë është një dokument ku i përgjigjet një shkrese të ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Duke qenë se Inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, pra të Bashkive Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Kamëz, ministri i financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

Por këtu ka një problem. Disa nga bashkitë kontrollohen nga opozita dhe dalin jashtë qerthullit të mbyllur të rilindjes. Dhe Alqi Bllako bën një manovër për ti lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Ai i jep atributet e qarkut të Tiranës vetëm Erion Veliajt. Merr miratimin e tij dhe nuk i shkruan kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (Poshte). 

Fiks nje vit më pas inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhirer babain e Alqi Bllakos. Në denoncimet e LSI-së aludohet se kjo është shuma e parave që u dha si rryshfet për të birin. Por, Alqi Bllako mbrohet duke thënë se i ati Edmondi ishte një inxhinjer mekanik në pension që iu rikthye punës “Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare” ka shkruar ai.

Investigimi/ Njeriu i inceneratorëve në listën e sigurtë të PS në Tiranë 

Po a është e besueshme kjo alibi?

Ndonëse këtë punë e vendos drejtësia është e vështirë të besohet se një inxhnjer shqiptar të paguhet me 125 mijë euro për punën që bën sado e veçantë të jetë ajo. Aq më tepër që ky inxhinjer paguhet nga një kompani që ka përfituar nga nënshkrimet shtetërore të të birit. Akoma dhe më e dyshimtë bëhet e tëra kur mendon se Edmond Bllako është specialisti më i paguar në tërë borderonë e inceneratorit të Tiranës, ndonese kjo ndermarje punon ende si lanfild, para s’ka pasur nevoje per mekanike.

Andi Bushati: Shko në Spak t’i vësh kapak

Pra në rastin më të mirë alibia e deputetit socialist është shumë larg të qenit bindëse. Firmat që ai ka hedhur dhe paratë që i ati ka marrë janë një tjetër anë e errët e skandalit të madh të inceneratorëve.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Fort te varferuar Punonjes Buxhetore te “Shqiperise qe duam”!
    Ti gezoni ato Shperblimet e MUNGUARA te fund-vitit (te 9-tat ne rradhe)
    Te fundit qe keni marre datojne ne dhjetor 2012, nderkohe qe u jane dhene edhe ne dhjetor 1997!
    Keni 9 dhjetore rrjesht qe nuk i shikoni me sy, fale kujdesit te kesaj qeverie “prane shtresave ne nevoje” !!

    1. Me shpërblimet e munguara dhe me mos ritjen e pagave as edhe për indeksim inflacioni, paguhen parrazitët, injorantë të sufllaqeve. që mohojnë edhe familjet e tyre për rilindjen.

      E sa të bëjmë sehir se si na vjedhin ditën për diell, kështu do të vazhdojë.

      Sali Berisha ka mbetur e vetmja shpresë për të ndryshuar gjërat.

  2. Mos e pranoni Berishn me mire te na vjedhin keta hajdutet e te fitoin sufllaqen keta qe harroin familje e femin e tyre dhe Berishen e tregoni si gogol kjo eshte detyra e patronazhistve

  3. Ku eshte dallimi?
    Nje rilindas vip thote – cdi une cfare bën babai!
    Sali Berisha perplaset me DASH edhe per te mbrojtur femijet e tij!

    Hajde gjeje miralin sot☹️

    1. Ne industrine e rende ne Veneto punon nje shok i imi tash 21 vite, eshte ing pergjegjes i renditur i dyti, ne nje industri me mbi 910 milion euro shitje ne vit, dhe paguhet 88 mije euro ne vit.
      Ky plaku pensionist qe nuk rregullon dot nje ZIZ te viteve 60 paguhet me shume?

      1. Pak a shumë një koment me një përmbajtje të tillë postova tek Lapsi para disa orësh e u refuzua të pranohej me një motivacion të pakjartë, që siç e kuptova , “isha jashtë teme”.
        Mbase Lapsi duke u nisur nga liria e pakufizuar e mediave e gazetarëve për të shfaqur mendimin, haron se këtë të drejtë e kanë edhe lexuesit e ndjekësit e mediave që të kritikojnë apo të shfaqin mendim ndryshe nga ata.
        Kam vënë re se në të gjitha mediat shqiptare , ndonëse në faqet e tyre online kanë një rubrikë me komente, nuk gjen dot asnjë koment, ose je i detyruar që për tu futur në këtë rubrikë , duhet medoemos të identifikohesh nëpërmjet face boock.
        Ka me mijra shqiptarë që për arsye të ndryshme, nuk pranojnë që të komentojnë me emrat e tyre ,(pra të identifikohen), e është e çuditëshme se pikërisht në kohën kur dënohen me forcë veprimet antidemokratike të zbulimit të të dhënave personale nga kjo qeveri, mediat të japin shembullin e keq të censurës së mendimit ndryshe, nëse nuk je i identifikuar me emër.
        Ka shumë shembuj që intelektualë të shquar shqiptarë antizogistë e anti komunistë, në mërgim kanë shkruar me pseudonime, pasi ngaqë kishin të bënin me regjime diktatoriale në Shqipëri, druheshin jo për veten por për të afërmit e tyre që të mos ta pësonin prej tyre.
        Jam plotësisht dakord që në rubrikat e komenteve online, të gjendet mënyra e bllokimit të çdo komenti me përmbajtje banale rrugaçërore apo edhe të thirrjeve kriminale për dhunë e vrasje., por nëse dikush komenton mbrenda etikës qytetare e mediatike, mund të kritikojë edhe median ku po komenton, nuk ka sepse të çensurohet
        Për hir të së vërtetës, portali “Lapsi” nuk ka bërë politikë çensuruese e është fakt që komentet në shumicë nuk kanë emër, e që redaksia me të padrejtë i quan të “pa emër”, kur kanë të bëjnë në fakt me emra të njerëzve reale që duan të jenë anonimë (që nuk duan të identifikohen) e jo të “paemër.,
        Gazetarin e nbron statusi i tij duke e bërë të paprekshëm nga ligji, por një emigrant që komenton në një media shqiptare, vërtetë që nuk do tja dijë për vete nga regjimi hakmarës i Ramës, ama duke u identifikuar, me rrethin e kuq të persekutimit futen të afërmit e miqtë e ngushtë të tij.

        1. E keni vene re qe skandali ndjek skandalin ne shqiperi apo skandali mbulon skandalin. Me çfare lexohet midis rreshtash ne disa media boterore po diskutohet nje vale e madhe emigracioni afgan drejt perendimit. Dhe zgjidhje per kete shofin shqiperine e Edi Rames. Lavdet qe po i thurin shqiperise per mikpritjen e resorteve turistike tregojne se ky ka qene nje plan i detajuar sorosian per zhvendosje popullsie. Te ardhurit peshqesh do qevetisen nga nje kaste e kapur dhe e kottuptuar politikanesh, perfshi ketu dhe lulzimen. Prandaj keta kane mbeshtetje amerikane pavarsisht zullumeve qe bejne.

  4. Mendoj qe shoqja Spiropali te marre pozicionin e kryeminstrit dhe Edi te jete lider global pasi tashme ai i duhet rajonit e me gjere.

  5. Jam i sigurt qe ne 2022 do kete shume me shume arrestime. Do vije koha kur te gjithe keta rilindas qe s’meritojne te jetojne as ne Shqiperi dhe as ne ke bote do ikin me bishtin neper kembe. Ne ate moment mund te themi qe gjithe keto vuajtje dhe sakrifica qe beri dhe po ben populli yne do nderohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *