• |
ide | kryesore

Skandali me rrjedhjen e pagave/ PD: Shteti si han pa porta, SPAK të hetojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas skandalit të pagave dhe rrjedhjes së të dhënave të mijëra qytetarëve shqiptarë, Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se është faqja e tjetër e skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se  drejtësia duhet të reagojë me urgjencë për këtë kërcënim të drejtpërdrejtë për jetët e qytetarëve.

Alibeaj shtoi se edhe për këtë ngjarje përgjegjësia bie mbi SPAK, që duhet të hetojë e jo të heshtë.

“Qeveria nuk mund t’i fshihet pergjegjësisë për këtë skandal të madh. Daljet butaforike dhe batutat e Edi Rames nuk mund të lënë në harresë faktin që të dhënat sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve janë sot në duart e bandave dhe kriminelëve. Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit.Por kur SPAK hesht, është e qartë se manipulatorët e politikës nuk frikësohen të zgjasin duart dhe të ndërhyjnë atje ku çdo shqiptar i ka besuar shtetit të dhënat e tij personale”, tha Alibeaj.

 

 



7 Comments

  1. Ore po keta deri dje se njihnin spakun
    Apo për hater te ndërkombëtarëve tani.
    Shkaku u bë i pavarur.
    Yt servile keni lepire 30 vjet b e Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *