• |
ide | kryesore

U vra me armë zjarri në rrugë, zbulohet identiteti i viktimës

-Instant, Lajme, Të fundit



Zbulohet identiteti i viktimës në Peqin. Mësohet se i vrarë me armë zjarri në rrugë ka mbetur 35-vjeçari Albi Bashaliu. Nga informacionet e para nga grupi hetimor, pista paraprake e hetimit është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi, vëllai i viktimës është i dënuar për vrasje.

Mësohet se policia po kryen kontrolle në të gjitha akset. Dyshohet se ka qenë më shumë se një autor në ekzekutimin e 35-vjeçarit. Grupi hetimor, me efektivë të policisë kriminale dhe ekspertë po kryen të gjitha veprimet procedurale e hetimore për mbledhjen e provave. Dyshohet se vrasja ka qenë e organizuar dhe e mirëmenduar.

Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm  rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj Peqin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *