• |
ide | kryesore

Një video dhe ca foto që na bëjnë me turp

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Krejt rastësisht, duke lundruar në Facebook, më ranë në sy dy ripostime të shumë viteve më parë, që janë treguesi më i mirë i absurditetit të kohës ku jetojmë dhe hipokrizisë të mjedisit ku vegjetojmë. 

Të dy i përkisnin fundit të vitit 2012 dhe po ashtu të dy kishin lidhje me Sali Berishën. 

Në të parin, vetë ish kryeministri i asaj kohe kishte risjellë në kujtesë një video nga vizita e ish sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton, në Tiranë. Fjalët e saj para parlamentit shqiptar do ti shkaktonin bezdi të gjithë mbrojtësve të tanishëm të “non grata-s”. “Nëse dikush do të shohë demokracinë e vërtetë në veprim, le të vijë në Shqipëri”, thoshte atëherë një nga gratë më të fuqishme në SHBA, para se të shtrëngonte duart përzemërsisht me Sali Berishën.

Dhe të mos harrojmë, jemi në një periudhë kur krimi i Gërdecit është prej katër vitesh i pa zbardhur, kur 4 protestues janë vrarë në bulevard, në 21 janar, kur krimi është tentuar të manipulohet përmes deklaratash për pistoletat çadra dhe thikat me helm, kur prokurorët nuk janë lënë të hetojnë dhe kur opozitës i janë rrëmbyer 10 votat e famshme të zgjedhjeve lokale në Tiranë.

Por, pavarësisht nga këto shefen e diplomacisë së hiperfuqisë asgjë nuk e pengonte ta përshkruante demokracinë shqiptare si model për tu marrë shembull.

Ky legjitimitet i çertifikuar ndërkombëtarisht, shumë larg etiketimeve si minues demokracie që gëlojnë sot, e ka yshtur pjesën me të madhe të elitave të këtij vendi, të ishin të përunjura dhe mirkuptuese me kryeministrin e atëhershëm. Këtë konfirmim ma dha edhe postimi i dytë, që më doli para syve në Facebook. Ish zëdhënësja e Berishës dhe sot gazetarja, Erla Mëhilli, ka rikujtuar nga albumi i llogarisë së saj, plot 109 foto të dhjetorit 2012. Aty, në një pritje në Pallatin e Brigadave shfaqet e gjithë kasta e pronarëve mediatikë, analistëve të rilindjes, personazheve të show bizit, madje dhe velinave që sot figurojnë në borderotë e Lalit, duke u përkulur dhe zgërdhirë përpara personazhit që sot e masakrojnë.

Vetëm evokimi i këtyre dy sekuencave dhe periudha gati dhjetë vjeçare që na ndan nga to, bën të domosdoshme ngritjen e disa pyetjeve: ç’ka ndryshuar kaq radikalisht në këtë hark kohor? Pse Amerika, atë që e vizantonte si ëngjëll po e përshkruan si djall? Pse të njëjtët njerëz, në të njëjtin vend, të njëjtën buzëqeshje e kanë ruajtur në ngrirje për ta përdorur përballë Ramës, një dekadë më pas?    

Pa dyshim që të gjitha këto duan një shpjegim. 

Sepse, natyrisht, për çdo kënd që di ta vërë mendjen në punë, sistemi që ngriti Sali Berisha në pushtet nuk qe ai që predikonte Hillari Klinton. Ne jemi të ndërgjegjshëm që paraqitja e tij si shembull, apo si “burrë shteti” është tejet larg nga profili gati autokratik që njohim. Ato nuk përputhen aspak me njeriun që shpesh ka treguar shpërfillje ndaj demokracisë, që e ka quajtur veten mbi ligjin dhe të cilin, qëllimi i të ndejturit në pushtet, e ka shtyrë të përdorë çdo mjet. 

Por, thënë këto anë të errëta, Sali Berisha nuk është ujku i keq mes një vathe qengjash. Ai nuk është shumë i ndryshëm nga të singjashmit e tij plot vese. Ai nuk është as më shumë i korruptuar se Nano, as me tepër antidemokrat se Rama dhe as më me prirje klanore se Meta. 

Po atëhere, si shpjegohet ky qëndrim kaq kontrovers?    

Spjegimi më sipërfaqësor dhe më i thjeshtëzuar do të duhej të kërkohej tek ndryshimi 180 gradë i diplomacisë amerikane kundrejt tij. Por as ky imponim nga SHBA-ja, sa do infulence të kenë verdiktet e saj mbi këtë provincë, nuk është i mjaftueshëm. Sepse në asnjë demokraci solide, në asnjë vend ku mediat mëtojnë të ruajnë koherencën, intelektualët ndershmërinë dhe publiku kthjelltësinë, një ferman kaq absurd i përtej përtej Altantikut nuk do të kishte pasur këtë efekt brutal. As në Francë, as në Gjermani, as në Itali, madje as në Greqi apo Serbi, një përçartje e tillë amerikane nuk do të merrej kaq seriozisht. Pra, për këtë që ka ndodhur me Sali Berishën, ne mund ta kritikojmë Amerikën, por kursesi nuk mund ta fajsojmë atë. Diplomatët e saj janë sjellë sipas proverbit tonë, ku vendi përcakton edhe kuvendin. Ambasadorët e tyre këtu kanë vepruar si njerëz të ballkanizuar.

Pra edhe për mënyrën se si ata kanë luajtur me ne, mëkatarët e vërtetë jemi po ne. Ne që kujtojmë se i manipulojmë për qëllimet tona dhe që pastaj shtiremi sikur besojmë verdiktin që ka në gjenezë gënjeshtrën që sajuam vetë. 

Pikërisht për këtë arsye, mes dy postimeve të Facebook, që më ranë rastësisht në sy sot, më i rëndësishmi nuk është ai që vë në pah mungesën e koherencës amerikane, por ai që vërteton hipokrizinë e theksuar të pjesës më të madhe të elitës shqiptare. Në ato foto duken qartë një pjesë e atyre që i jargavitjeshin dje në pushtet Berishës dhe që janë të parët që sot e anatemojnë atë. Eshtë pikërisht kjo kastë që bën sikur do të ndryshojë gjithçka, për të mos lëvizur asgjë. Janë ata që kanë mbajtur në këmbë Nanon, Majkon, Metën, Berishën, Ramën dhe që na vërtetojnë përditë se problemi ynë nuk zgjidhet duke zëvendësuar udhëheqësit, por duke përmbysur elitat. Për tu bindur për këtë mjafton një ushtrim i thjeshtë: të kërkohen në rrejtet sociale një grumbull fotosh nga ata që servilosen aktualisht në pritjet e Ramës. Aty mund të memorizohen që tani një pjesë e atyre që do të hedhin gurin e parë, menjeherë sapo ai të bjerë nga pushteti.  

©Lapsi.al        



30 Comments

  1. YMER GJITHE NATEN DHE Q’DO NATE PO MASTUBON DHE PO ULURITE,ZENI I BABIT E KA ARMINA MEVLANIN NE SHTRAT,KURSE UNE NGORDHA DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E SAJ TE VJEDHURA NE RRJETET SOCIALE thotë:

    KELYSHET E YMER GELBAZA KELLIRES E SHQELMOJNE YMER PERJSHTA NE MES TE NATES ,ARSEEJA ESHTE SE YMERI

  2. Borgjezia si klase jane njerez pa karakter. Ja fusin nj-tj. ne rastin me te pare, ju dredhojne ligjeve dhe
    i vetmi ligj i zbatueshem mbetet ai i me te fortit.

    1. Llum ose kala me mut o Andi jane te gjithe lideret e kesaj mender demokracie ne shqiperi, por cfare thua per veten tende qe cfare nuk ke thene per Berishen dhe tani pa pike turpi na e promovon si profetin e demokracise, turpi eshte edhe per ty.

      1. Ku e shikon servilosjen e Andit ndaj Berishes?! Ai s`po le gje pa thene kunder tij, bile edhe ne kete shkrim!

    2. Ja kungullzioni që nxjerr një kuqalash i indoktrinuar nga mendësia komuniste për “borgjezët” duke lexuar këtë analizë të Bushatit.
      “Borgjezët ja fusin njeri tjetrit” shkruan ky kuqua këtu , kur dihet se për 47 vite të diktaturës enveriste, e gjithë kupola e sejmenëve të Enverit , u shfaros nga lufta që i nxiti diktatori për të varrosur njeri tjetrin.
      Harrohet pra se nga të gjithë “herojtë” komandantë të formacioneve të ushtrisë Nac.Çlirimtare, nën udhëheqjen ilegale komuniste serbe, në dekadën e fundit të atij regjimi, ose ishin vrarë pas shpine, ose ishin “vetëvrarë”, ose ishin pushkatuar pa gjyq apo me gjyqe farsë, ose vdiqën burgjeve, ose në mjerim të plotë vdiqën nëpër internime duke punuar si skllevër.
      “Krimi i madh i Berishës në Gërdec” shkruan këtu Bushati.
      Berisha ishte po aq fajtor për vdekjen në tragjedinë e Gërdecit, sa ishte Rama për vdekjen e plagosjen të po aq personave në Thumanë.
      Nëse bëjmë një bilanc të vdekjeve muajt e fundit nga aksidentet rrugore, numuri i tyre na del më i madh sesa viktimat e Gërdecit e Thumanës bashkë.
      Po këto janë aksidentale apo nga tërmeti, mund të thotë dikush.
      Po pse a nuk doli se shpërthimi i Gërdecit ishte gjithashtu një aksident, e që ndodhi vetëm nga pakujdesia e një puntori që po saldonte pa respektuar rregullat e sigurisë ?
      A kishte persona përgjegjës për aksidentin tragjik të Gërdecit ?
      Sigurisht që po.
      Sëpari pronari i fabrikës së çmontimit, që për të fituar para më shumë nuk çante kokën për masat e sigurimit, Së dyti , drejtori përgjegjës si minsistrisë së mbrojtjes, Pinari, i emëruar në ate post që në qeverinë Nano. S[ treti ushtarakët e lartë specialistë të sigurisë nga aksidentet me armët, që nuk e kishin kontrolluar fabrikën për nibelin e sigurisë. Së katërti ministri i mbrojtjes që dha dorheqjen ngaqë nuk kishte vendosur njeriun e duhur në drejtorinë që merej me problemin e armëve.
      Po çne të akuzosh Berishën se paskej vrarë në Gërdec 25 veta ?
      Në të gjitha vendet e botës, edhe në ato më të zhvilluarat , kanë ndodhur aksidente tragjike ku kanë humbur jetën me mijra njerëz, po nuk dijmë që të jenë akuzuar kryeministrat si vrasës.
      Në një lagje të Nju Jorkut, nga shpërthimi i gazit, u hodhë në erë një pallat shumëkatësh e pati shumë viktima.
      Nil pati asnjë media që të cilësonte vrasës , jo më presidentin, por as kryetarin e bashkisë së qytetit.
      Bushati akoma rimer akuzën e 4 vrasjeve të 21 janarit si vrasje të Berishës por bën sikur haron se një ditë përpara, organizatorët e protestës së dhunëshme, kishin paralajmëruar që ishin të gatshëm që të kishin mijra viktima e të rrëzonin nga pushteti Berishën për korrupsionin e Metës.
      Nëse nga këto mijra kurbanë që kishte vendosur partia socialiste për të ardhur në pushtet me dhunë, me “revolucionin” që aq shumë i pëlqen Bushatit, humanisht duhet përshëndetur qeveria Berisha që pati vetëm katër viktima, edhe këta, të dyshuar se disa u vranë nga një gardist që Edi Rama më vonë e “gradoi” në politikë si shef i PS në rrethin e Matit
      Bushati pasi mori qëndrim të rreptë kritik ndaj Ramës, e pati denoncuar vetë këtë fakt, e tani sikur nuk ka llogjikë të dalë kundër vetes.

    3. Pikërisht, sepse busulla e vetme që kanë, është paraja. Paraja dhe karakteri nuk shkojnë mirë bashkë.

  3. OR QKA MENDONI KY KOL SALLAKU SKYPE MASTUBONTE LIVE NE SKYPE,SI KA SURRAT TE DALE PRAP NE TV, -OSE KY YMER KELLIRA KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN E INCEST FAMILJAR TE EDI RAMES DHE KARTEN MJEKSORE SI I QMENDUR EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ME SHUME E MBANTE LLAPEN NE BYTH TE SALI BERISHES SE SA NE QENEF( GOJE) TE TIJ, PRANDAJ EDHE SOT O MBAN GOJA ERE MUT FARE,TE RREZON PO JU AFROVE SHUME AFER

    1. Po kol sallaku rama i shkjepi gruan e ndau nga ajo dhe ai ala blaa blaa blaa per ramen njerez kot shume pisa pa karakter

    1. Andi ka qene kunder Berishes qe athere, me gjej nje shkrim qe e lavderon Berishen ne ato vite. Rri shtrember por fol drejt…

  4. YMER GELBAZA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN:INCEST NUMER 2 :GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS! thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA MARDHENIEN E PARE SEXUALE E KA PASUR ME NJE DHI KUR PUNONTE COBAN NE FSHATIN E TIJ,BILES EDHE ATY YMERI JA FUTI KARIN NE BYTH ASAJ DHISE. Haha haha

  5. ZOTI BUSHATI,KU E RANKONI SI BYTHLEPIRES TE EDI RAMES MUHAMED VELIUN ,VETEM SHIKOJA DHEMBET E VERDHE TE NDIHMON PER NJE RANKIM SHUME LART thotë:

    SI DUKET MUHAMED VELIU E KA HUMBUR LLAPA NE BYTH TE EDI RAMES SE NUK PO DEGJOHET SHUME KETO DITE

  6. dhe ti o zagar i Sali Kurves ne ate canak futesh … Zaten djali i Mehdi Bushatit dhe nip i Hysni Kapos! Dy prezervativeve te Enver Hoxhes

  7. YMER GELBAZA ESHTE KAMPION NE MASTURBIM-POSTON FOTO ARMINA MEVLANI NE RRJETET SOCIALE,YMERI THYEN REKORDE ME DORE thotë:

    YMER MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI POR IK SE PO PRET FRROK CUPI LAKURIQ DHE FUTJA KARIN NE BYTH DHE JEPJA 20 Leka PER TI QETHUR FLOKET

  8. Bushat me fal por akoma nga ty nuk ka ndonje pergenjeshtrim per rrogen me gjashte shifra qe merr ose ta japin oligarket e tu.
    Qeni leh atje ku ha dhe Ti sebashku me keta jargavane lehni ndryshe tani se ka nderruar pronari i ushqimit.
    Saliu ka nje merite absolute qe e njeh mire popullin i cili bertet rrofte mbreti.
    Fjala e Salihut ne kuvend qe tha—-etrit ja u futa ne burg,ju rraha te gjitheve me shkop,ju dogja,…nenat po jane nenat e Saliut ,vetem se nuk tha ndonje gje tjeter.
    Dajaku i Saliut eshte hallall se asnje nuk ka zene mend,sic duket presin kerbacin.
    Shkullaku po kerkon rrogen tani qe ti rritet me shtate shifra dhe pret si shqarrthi qe i erdhi apo jo koha .

    1. Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.Lexoni o shpellkare te ndyre si è kane mbrojtur kryeshpellkarin vrases salih karaxhic berisha nderkombetaret tani ju dhe salihu hani mut per nderkombetaret

    1. Andi pa rroge smund te jetoje.
      Vetem ato qe ja tha ne surrat lul kurvit..,
      Meriton 1 milion euro.
      Dhe Dr. Berishes ja thote ato qe ai mendon…
      Por dhe natkoshtetin me harem e pengje mazokiste si luli me shoqe i demaskon cdo dite.
      Te lumte dora Z. Bushati.

  9. Dhe mos harroni qe Zoti Sali Berisha ne keto 9-vjetet e fundit nuk ka mbajtur me asnje funksion ne qeveri apo PD. Sic ihet qarte dikush ka akumuluar kaq shume inat e urrejtje qe ju desh te priste aq gjate dhe ja ka bere gjemen aq te madhe sa Doktori mezi po del nga kjo histori.

    Por nje dite do te dali edhe ajo dite nuk do te jete larg.
    Sa keq s´po me kujtohet emri i atletit qe mban rekord ne 100m sprint.
    Nejse ai rekordmeni t`i marri te keqen ketij Sportistit tone.
    Ky i joni do te zbukuroje Kapakun e Librit “Guinness World Records 2022” me Imazhin e tij.
    Lum si ne e lum si ti Shqiperi qe s`gjen qetesi………..

  10. Bushat,

    Ne “analizat” e tua per Ameriken e te tjere ngaterron sistematikisht qendrimin dhe deklaratatat qe behen per Shqiperine (si nje aleat strategjik – rruga e te cilit drejt ndertimit te nje demokracie solide duhet inlkurajuar) e i merr sikur ato ti drejtoheshin kryeministrit te rradhes. (dhe ti, dhe Sala, te njejtin interpretim, si pa dashje beni)

    Klintoni nuk erdhi ne Shqiperi qe te nderonte pastertine e bythes se Sales por Shqiperine, ne kuadrin e alenaces (duke i futur dhe ca furce). Bytha e Sales qelloi te ishte aty – dhe per momentin amerikani nuk e kish ndare akoma mendjen sesa ere i mbante.

    Te njejten gje mund te vije te deklaroje sot Blinken’i – e kjo nuk do t’a pengonte aspak te shpallte bythen e Rames non-grata pas 9 vjetesh. Aleanca me nje vend nuk eshte aleance me bythen e nje kryeministri.

    1. Dhe me kete lloghjiken tende i bie qe Amerika te gjeje fjalen e duhur gjithmone me 9 vjet vonese?! Dhe ne duhet te presim gjithmone nga 9 vjet qe te shpagohemi per paudhesite e Berishes, Rames apo Metes mbi kurrizin tone?! Kjo eshte fiks psikollogjia e nje te skllaveruari qe i meriton te gjitha cfare i punojne politikanet! Mire jua bejne! Hakut po ju vijne!

      1. I dashur Palle,

        Kur nuk je ne gjendje te kesh nje drejtesi te “drejte”, te pavarur e te forte, efektivisht nuk te mbetet vecse te presesh shpagim nga te tjeret – 9 vjet, me shume po ndoshta dhe perjetesisht nqs te tjereve (psh. amerikanit) nuk i rruhet per ty.

        Skllav nderkohe nuk je i amerikanit. Skllav je i atij qe pislleqet madje dhe krimet i ben ne sy te te tereve, e prape sistemi yt i drejtesise nuk eshte ne gjendje ta denoje.

        Por, i dashur Palle, ti vazhdo degjo Bushatin e Bejtjen, qe me mentalitetin e skllavit, kane partupesine te flasin per sovranitet !

  11. Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.Lexoni o shpellkare te ndyre si è kane mbrojtur kryeshpellkarin vrases salih karaxhic berisha nderkombetaret tani ju dhe salihu hani mut per nderkombetaret,shpellkare e skiftere salihu ju pret shishen e shurres ta keni gati

  12. Departamenti Amerikan i Shtetit gjërat u thanë qartë, ose bar, ose mbijetesë, për më tepër, një familje kryeministrore shpallet si minuese e demokracisë, e lidhur me korrupsionin në një shkallë të lartë dhe penguese e drejtësisë.

    Ata që ishin shpallur më parë në Listën e Zezë kishin qenë cironka, peshkaqeni kishte tani rradhën e tij. Jo më kot një media e njohur e kishte përshkruar njërin nga ata të familjes si “djaloshi me sy peshkaqeni”. Ky i fundit, duket, i kishte mbyllur dyert këtë vit me shefin e ri të partisë, që vetë e kishin zgjedhur, duke eliminuar të tjerët, dhe fitimi nuk do të ndahej më në tre pjesë.

  13. Implikimi i Sali Berishës, Avenir Pekës dhe gjyqtares milionere në rrëmbimin e 7.5 mijë m2 tokë te Garda

  14. Sot te luftosh qe te sjellesh Berishen ne pushtet ose je i cmendur ose je miop . Kush je ti me zonje qe ju tregon shqiptarve se cduhet te bejne ? Pse nuk e ngrite zerin kur ky monster Berishe ju mbuloi kokat me shami te zeza nenave, grave , motrave , vajzave qe humben te dashurit e tyre ne gjithe zullumet e Berishes ne keta 30 vjet . Shporu nga ekranet shqiptare

  15. Myftar Lumeshi, i cili është parë të shoqërojë Sali Berishën sa herë ky i fundit ka qenë në selinë e PD.

    Biznesmeni i njohur rezulton se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe në Mars të 2021 dhe është nën hetim, së bashku me 8 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Europë dhe Britaninë e Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *