• |
ide | kryesore

Berisha: Kam kaluar covid dhe bëra 2 vaksina, por jam kundër detyrimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se kaluar covidin dhe se ka bërë 2 vaksina. Ai tha se ai i konsideron si një mrekulli vaksinat, por tha se duhen respektuar edhe shumë persona që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm.

“Unë e kam kaluar Covidin dhe kam bërë 2 vaksina. Unë duhet të them se nëse jam një njeri bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike të detyrimit, për vaksinën. Kjo pasi, nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit.

Janë shumë persona që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm. Të gjitha argumentet që ne mund të japim, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijmë t’i bindim, për të futur një agjent në trupin e tyre. Unë mbetem sa pro vaksinës dhe pro të drejtave të njeriut” – tha Berisha në Ora News. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Pozicione absurde ne dem te rregullave dhe te drejtes per shtet normal. Ku plak i rrjedhur eshte burimi i shume te keqijave..

    1. Po si qenka pozicion absurd te jesh pro lirive dhe te drejtave te njeriut??? Ky po thote eshte e drejta e gjithsejcilit te beje ose jo kete “stimulues imuniteti” dhe nuk duhet ti detyrojne njerzit.
      Urrejtja patologjike qe ke per Berishen nuk eshte justifikim per te fol “rroma per toma”.

      1. Shoqeria nuk kavetem te drejta por edhe detyrime., Perse duhet ta hane femijet dhe te rriturit, bizneset dhe shkollat, spitalet plot me covid dhe te semuret qe nuk mund te kurohen se i ze covidi. Ka te semure terminale e gra shtatzena.. Vaksina nuk eshte stimulues imuniteti, nuk ka qene asnjehere, por te ben te mos shkosh ne spital e te mund te kurohesh ne shtepi, pervecse ambienti eshte me i sigurte. Perse per frike apo fobi , duhet te flasesh per “liri personale”, duke demtuar te tjeret.

    1. Ik or kar, ti shko beje. Le mos ta bejne “cecenet”. Patronazhsiteve mire ju behet, se “vdesin” ata qe nuk vaksiohen me detyrim dhe jane kunder Ramazanit🤪😂😂. Po se di pse dhe ju djeg bytha kur thote “ta beje kush te doje, po jo me detyrim”. Njeriu bindet me argumente, me informacion, fakte, prova dhe rezultate dhe jo me dajak o kar me zile.
      Ik mere dozen e katert o sufllaqe se filloi e katerta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *