• |
ide | kryesore

Çfarë u shkoi keq/ Vrasës me pagesë në ekzekutimin mafioz të Peqinit?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin në drite detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i 35-vjeçarit Albi Bashaliu që tronditi fshatin Gjoçaj të Peqinit mëngjesin e së hënës. Burime nga grupi i hetuesve i thanë lapsi.al se kanë marrë në pyetje më shumë se 20 persona në përpjekje për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

Janë marrë në pyetje persona që kanë mundur të shohin atë që ka ndodhur, familjarë, por edhe banorë të tjerë të fshatit. Asnjë nuk është ndaluar dhe të gjithë janë lënë të lirë pas dhënies së dëshmisë. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja për shkak të një vrasjeje që vëllai i viktimës kishte bërë 6 muaj më parë, por edhe të një ngjarjeje ku ishte përfshirë vetë Albi Bashaliu gati 4 vite më parë në një konflikt me armë në qytetin e Peqinit.

Në pyetje është marrë edhe djali Ylber Xhahysës i vrarë nga vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, pasi në momentin e vrasjes ka qenë në një kafe vetëm 150 metra larg vendit të ngjarjes. Të njëjtat burime thanë se nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i fundit ku ishte përfshirë viktima. Dëshmitë e personave që ishin pranë vendit të ngjarjes kanë hedhur dyshime se ekzekutorët mund të jenë vras me pagesë.

“Nuk ishin të anës tonë” – tha njëri nga dëshmitarët në kushte anonimati. Ai i përshkroi autorët si djem të rinj. Të veshur me rroba sportive ata mbanin maska anti-covid në fytyrë. E kanë pritur viktimën pranë lokalit ku pinte kafen çdo mëngjes.

Sapo 35-vjeçari doli nga makina njëri prej autorëve hapi zjarr me pistoletë. Kur i riu u rrëzua në tokë autori është afruar dhe ka qëlluar edhe 2 herë të tjera për tu siguruar që vrasja ishte kryer. Kjo mënyrë ekzekutimi shton më shumë dyshimet se vrasësit ishin profesionistë. Skenarin e vrasësve e prishi makina e tyre që në momentin që ata tentuan të largohen, ajo nuk u ndez. Ata u detyruan t’i vënë flakën automjetit në vendin e ngjarjes.

Njëri prej autorëve i futi dorën në xhep viktimës dhe i mori çelësin e makinës duke u larguar me të. Makina e viktimës u gjet e braktisur 24 orë më pas në afërsi të fshatit Gosë të Kavajës. Makina është sekuestruar dhe mbahet në drejtorinë e policisë të Elbasanit ku po ekzaminohet nga ekspertët në përpjekje për të gjetur gjurmë të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *