• |
ide | kryesore

Ekspertët optimistë për 2022-shin, edhe pse gjërat nuk kthehen ashtu siç ishin përpara pandemisë

-Instant, F1, Stil



Një planet i ‘rraskapitur’ nga pandemia. A do të jetë viti 2022 një vit ku bota do t’i rikthehet jetës normale?

Shumë prej njerëzve në të gjithë botën e quajtën vitin 2021 si “vitin më të keq të jetës së tyre deri më tani”, sipas një sondazhi të kryer këtë muaj nga OnePoll. Por 7 në 10 ishin optimistë se 2022 do të ishte një përmirësim.

Ka arsye për të pasur shpresë.

COVID-19 nuk po largohet, por mjekët tani kanë shumë më tepër mjete për ta luftuar atë, duke përfshirë pilulat e para antivirale në SHBA për të trajtuar virusin.

Varianti omicron që përfshin botën duket të jetë më i butë dhe më pak i mundshëm për t’i dërguar njerëzit në spital sesa variantet e mëparshme, duke rezultuar në sëmundje që mund të ngjajnë me të ftohtin e zakonshëm.

Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk do të jetë më kurrë 2019. Nuk do të jetë kurrë një rrezik zero COVID në asnjë aktivitet.Por njerëzit janë duke mësuar më shumë për këtë virus çdo ditë. Pra, po, ka më shumë shpresë.

Ekspertët e shëndetit mendor kanë parë  një rritje globale të depresionit dhe ankthit si rezultat i pandemisë COVID-19  por janw gjithashtu optimistë, edhe pse nuk prisnin që gjërat të ktheheshin saktësisht siç ishin përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *