• |
ide | kryesore

Investigimi/ Krimi shqiptar i lidhur me kartelet e drogës dhe dhunën në Ekuador

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritja e dhunës dhe trafiku i drogës në Ekuador ka njohur një trajektore në rritje duke prodhuar më shumë para dhe nevojën për më shumë armë nga ana e krimit të organizuar.

Ekuadori është i njohur gjithashtu edhe për përplasjen mes bandave dhe larjen e hesapeve nga ana e shqiptarëve që merren me trafikun e drogës.

Sipas “InSight Crime” një rrjet gazetarësh që denoncojnë krimin e organizuar në Amerikën Latine, krimi i organizuar shqiptar ka gjurmë dhe lidhje të forta me dhunën në Ekuador, së bashku me trafikantët e drogës nga vendet e tjera të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

“Dhuna në Ekuador nuk është e padëgjuar më parë. Kulmi i dhunës ka qenë në fillim të viteve 2000 […] kur shkalla e vrasjeve ishte e ngjashme me atë të Meksikës. Në atë kohë, ne folëm shumë për bandat si Kings Latin dhe Ñetas në qytete si Guayaquil” – kujton Carla Álvarez, eksperte për krimin dhe sigurinë në Institutin për Studime të Larta Kombëtare (IAEN) në Ekuador.

Lidhjet ndërkombëtare shtrihen përtej Meksikës. Krimi i organizuar shqiptar ka gjurmë dhe lidhje me dhunën në Ekuador, ashtu si trafikantët e drogës nga vendet e tjera të Ballkanit , si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Ndrangheta italiane thuhet se ka një prezencë , duke monitoruar dërgesat e veta kundër konfiskimeve në Guayaquil, edhe pse ndoshta në një masë më të vogël se lidhjet në portin e Santos, Brazil” – thuhet në shkrim.

Në tetor Ekuadori vendosi në gatishmëri mijëra ushtarë dhe efektivë policie në luftën ndaj trafikut të drogës dhe vrasjeve. Kjo strategji ishte provuar edhe më parë: në vitin 2019 ushtarët duhej të mbronin pjesën e jashtme të burgjeve, ndërsa policia siguronte sigurinë nga brenda. Kjo strategji nuk funksionoi. Krizat themelore mbeten.

Mbipopullimi i burgjeve është mbi 30% duke e bërë të lehtë rekrutimin e anëtarëve të rinj. Burgjet kanë staf të pamjaftueshëm dhe rojet paguhen keq. Sipas raporteve të shtypit, në vitin 2019 kishte vetëm 1.500 roje që u shërbenin 40.000 të burgosurve në të gjithë vendin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *