• |
ide | kryesore

Kundër Dinamos në stadiumin e ri: publiku i shtëpisë, arma plus e Kukësit për titullin

-Instant, Sport



Kundër Dinamos, në 15 janar, në ndeshjen e parë të vitit të ri, Kukësi do të zbresë në fushë në stadiumin e ri duke patur mundësinë, kështu, të ndjejë ngrohtësinë dhe mbështetjen e një publiku që i ka munguar skuadra e zemrës nga sezoni 2018-19. Kështu, pas 4 vitesh larg Kukësit, 2022 do ta gjejë skuadrën veri lindore përsëri brenda mureve të shtëpisë.

Shtyrjet e vazhdueshme të afateve kanë marrë fund dhe fusha është gati, duke marrë edhe aprovimin e specialistëve, se është e gatshme të presë ndeshjen e Superiores. Në këtë mënyrë, stadiumi i rikonstruktuar konsiderohet plotësisht gati dhe do të hapë dyert për të besuarit e Diego Longos me rikthimin e kampionatit, pikërisht në 15 janar në ndeshjen kundër Dinamos.

Një nxitje plus për skuadrën e Longos në luftën për titull dhe tani 5 pikët e diferencës me Tiranën nuk duken më problem: Kukësi do të luajë në Kukës dhe të gjithë janë të paralajmëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *