• |
ide | kryesore

Makthi i udhëtimit vazhdon: Anulohen 2200 fluturime të tjera

-Instant, Planet



Mijëra fluturime janë anuluar gjatë disa ditëve të fundit pasi rastet e Covid janë rritur në të gjithë globin.

Kwtw tw martw, 2200 fluturime të tjera janë anuluar, sipas faqes së gjurmimit FlightAware. Më shumë se 2000 fluturime janë vonuar. E hëna ishte një makth edhe më i madh për udhëtarët, me më shumë se 2,800 fluturime të anuluara dhe 11,000 të vonuara. Në nivel global, linjat ajrore anuluan më shumë se 6,000 fluturime në prag të Krishtlindjeve dhe një ditë pas Krishtlindjes. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 1,200 fluturime u anuluan dhe më shumë se 5,000 u vonuan vetëm të dielën.

Anulimet vijnë në periudhën më të ngarkuar të vitit për udhëtimet ajrore. Administrata e Sigurisë së Transportit të SHBA tha se kontrolloi miliona njerëz çdo ditë gjatë fundjavës së festave, duke arritur kulmin në 2.19 milionë udhëtarë të enjten, më 23 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *