• |
ide | kryesore

Një zëvendësues për Mazrekajn: objektivi i Laçit në merkato del jashtë kufijve

-Instant, Sport



Një mbyllje e vitit 2021 si ajo që bëri Laçi i Mirel Josës është e barazavlefshme me konfirmimin e një grupi që tekniku nuk e ka hedhur kurrë poshtë, madje ky kualitet që do të gjente e bëri të vendoste pa hezitim për tu ulur në pankinën kurbinase. Në merkaton e janarit sigurisht nuk mund të ndryshosh fytyrën e skuadrës, por mund të bësh diferencën me një goditje riparuese ose duke shtuar alternativat. Pikërisht në këtë pikë synojnë në Lac, me drejtuesit, bashkë me Josën, që janë duke u fokusuar tek lojtarët e krahut. Mund të duket e cuditshme, duke qenë se aty luajnë dy si Zarubica e Mazrekaj, por fakti është se të dy nuk kanë zëvendësues, e madje kur një prej tyre mungon, Ziko detyrohet të ngjitet për të bërë wingerin që nuk është është.

Kështu, edhe pse për momentin pa emra, por me një mori profilesh që kanë mbërritur në zyrat e klubit, merkato e bardhezinjve po studion situatën. Nuk bëhet fjalë për lojtarë që luajnë në Shqipëri, por në tregun e huaj, me kurbinasit që manovrojnë si zakonisht në zonën e Ballkanit, falë edhe lidhjes së fortë menaxheriale që kanë me Malin e Zi e Kroacinë mbi të gjitha.

Asnjë lëvizje tjetër nuk është programuar, me Guindon e Harmon që kanë rifituar besimin, duke i njohur këtij të fundit problemet që i kanë kondicionuar performancën. Organika është e kompletuar në prapavijë e me dy portierë kalibri, por si thuhet zakonisht, nëse merkato ofron ndonjë mundësi, Laci është gati ta marrë, edhe për ti bërë Josës një dhuratë që e meriton plotësisht…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *