• |
ide | kryesore

Pa Super Green pass nuk zbret dot në fushë: nga 10 janari edhe futbolli me vaksinim të detyruar

-Instant, Sport



Mungonin futbollistët, viktima të Covidit në këto ditë ashtu si gjithë bota, por edhe për ta nuk do të ketë përjashtime: duke filluar nga data 10 janar, siç publikohet në FAQ (përgjigjet për pyetjet më të shpeshta) Departamenti i Sportit në Qeverinë italiane, të gjithë sportistët profesionistë do të kenë detyrimin për tu vaksinuar (ose duhet të provojnë shërimin e kohëve të fundit). Praktikisht, pa një Green Pass të përforcuar ata nuk do të mund të dalin në fushë. Kjo është mënyra për të pasur akses, si pjesa tjetër e popullsisë, në palestra, pishina, dhoma zhveshje dhe për të qenë në gjendje të luajnë sporte ekipore në ambiente të mbyllura.

Teksti i njoftimit të Qeverisë shpjegon se “duke filluar nga 10 janari 2022, në zonën e bardhë, të verdhë dhe portokalli, aksesi në ngjarjet dhe garat sportive (…), aksesi në shërbimet dhe aktivitetet e pishinave, qendrat e notit, palestrat, sportet ekipore, Qendrat e Wellness, edhe brenda strukturave të akomodimit, të kufizuara në aktivitete të brendshme, si dhe hapësirat e përdorura për dhomat e zhveshjes dhe dushet (…), do t’u lejohen vetëm subjekteve që posedojnë të ashtuquajturin certifikim të gjelbër të përforcuar”.

Përjashtim për askënd, as për sportistët konkurrues apo ata me rëndësi kombëtare. Masa në fakt kërkohet “edhe për sportistët konkurrues apo sportistët me rëndësi kombëtare që aksesojnë shërbimet dhe aktivitetet për të cilat ligji e parashikon”. Green pass e thjeshtë do të jetë e mjaftueshme vetëm për sportet në ambjent të hapur pa pasur nevojë për dhomë zhveshje, gjë që nuk është e mundur për futbollin, basketbollin, volejbollin dhe sporte të tjera. Me fjalë të tjera, futbolli (dhe sporti) italian së shpejti do të përballet me detyrimin e vaksinimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *