• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Daja nuk e “ha” vitin e ri te Partizani: klubi njofton fundin e bashkëpunimit

-Instant, F1, Sport

Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Ajo cfarë u kuptua nga mungesa e teknikut në seancën e djeshme stërvitore të të kuqve tani është zyrtare. Klubi dhe Daja kanë vendosur përfundimin e bashkëpunimit dhe për 2022 Partizani do të ketë një emër të ri në pankinë. “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja”, shkruhet në komunikatën e klubit, që ka ardhur pas takimit të zhvilluar mes drejtuesve të të kuqve dhe trainerit Daja, ku është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. “Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit” sqaron njoftimi i të kuqve.

Për 16 muaj, që nga gushti i 2020, tekniku 55 vjecar ka udhëhequr Partizanin, që në këtë sezon ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe ka humbur 5, duke koleksionuar 18 pikë që vlejnë vendin e pestë. Tani fokusi i Partizanit është të gjejë një zgjidhje që të përmirësojë situatën. Alternativat nuk mungojnë dhe që do të jetë një trajner shqiptar është blinduar nga eksperienca e keqe e të kuqve me trajnerët e huaj. Kështu, Ernest Gjoka, trajneri kampion me Shkëndijën e Tetovës e
Shpëtim Duro, një njohje e vjetër e të kuqve, janë në vijën e parë të preferencave të klubit për ti dhënë një shkundje sezonit zhgënjyes të skuadrës kryeqytetase, që për momentin duket edhe larg zonës Europiane.


NJOFTIMI I KLUBIT

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi falënderon trainerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

1 Comment

  1. I uroj suksese mjeshtrit Daja.

    E rendesishme eshte qe i dha doren ketij klubi, qe eshte zaptuar nga mafiozet dhe qe nuk ja kane haberin fare nga futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu