• |
ide | kryesore

13 fëmijë humbën jetën dhe 30 u plagosën në aksidente në 2021 në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë vitit 2021 nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 13 fëmijë të moshave 1-14 vjeç, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar dhe gjymtuar.

Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore, ka dhënë ekspertizën e tij, të kërkuar nga prokuroria dhe gjykata për të paktën 3 aksidente ku të përfshirë ishin fëmijët.

“3-4 aksidente ku ka pasur dhe viktima fëmijë kanë ardhur si pasojë e uljes në vend të parë dhe nga mosvënia e rripit”, – thotë eksperti.

Kodi rrugor gjobit me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë ata që transportojnë fëmijët deri në moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi dhe pa sistemet e fiksimit në sediljet e pasme të makinës.

“Nëse rrinë në sediljen e pasme dhe sexholino, shmangen 90% e aksidenteve”, – shprehet Qibini.

Deri në nëntor, sipas INSTAT kanë humbur jetën në aksidente rrugore 176 persona. Në 85,8 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit./Euronews Albania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *