• |
ide | kryesore

Emërohet komandanti i ri i Forcës Detare

Arkiva



Presidenti Ilir Meta ka emëruar Adnan Agastra Komandat të Forcës Detare. Agastra më herët ka qenë Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes.

Dekreti:

REPUBLIKA E SHQIPËRISËPRESIDENTI

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimtë Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,

D e k r e t o j:

Neni 1

KundëradmiralAdnand Dëfrim AGASTRA,me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”,në Forcën Detare, emërohet “Komandanti Forcës Detare”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 13407

Tiranë, më  29.12.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *