• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë kthen në Apel dënimin e ish-kryebashkiakut të Lezhës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë kthen për rishqyrtim në gjykatën e Apelit të Shkodrës me një tjetër trupë gjyqësore çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin ku u dënuan 17 persona mes tyre dhe ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Frrokaj u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Lezhës, vendim që u kundërshtua nga ky i fundit dhe Prokuroria e Apelit, të cilët çuan një rekurs në Gjykatën e Lartë. Frrokaj kërkonte pafajësinë, ndërsa prokuroria pretendoi se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale. Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Të tjerë të dënuar nga Gjykata e Lezhës ishin edhe ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala, (president i ekipit të Shën Kollit) që u dënua me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka (president i ekipit të Besëlidhjes) u dënua me 4 vite burg, nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Adenis Haxhinë. Ndërkohë që u shpall i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.

Hetimet nisën në vitin 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në hipotekë në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Sipas akuzës parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kete burre e mban peng Lulzim Brava !I ka premtuar se do t’ia mbylle çeshtjen dhe do ta mbaje te hapur per aq kohe sa do te ndryshoje bravat ?!?!
    Do zoti e iken shpejt qe te lirohen dhe pengjet e tjera !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *