• |
ide | kryesore

Ibra zbret nga froni edhe në Suedi: Forsberg i rrëmben Zlatanit Topin e Artë suedez

-Instant, Sport



Shembje e mitit në shtëpi për Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk arrin të rrëmbejë trofeun e 13 “Guldbollen”. Edicioni i vitit 2021 i Topit të Artë suedez është fituar nga Emil Forsberg, mesfushori i Leipzig, shënuesi më i mirë i nordikëve edhe në Euro 2020. Pavarësisht sezonit të shkëlqyer me fanellën e Milanit dhe kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh, Ibra nuk ishte në gjendje të përsëriste triumfin e vitit 2020.

Sipas statistikave, për Zlatanin janë dymbëdhjetë Guldbollen të fituar deri më tani, një arritje e pabesueshme, por që nuk e ndihmoi të përsëritej. Suksesi i parë për sulmuesin erdhi në vitin 2005, më pas një dominim i pandërprerë nga viti 2007 në 2016, katër vjet mungesë dhe triumfi në 2020-ën në moshën 40-vjeçare. Një mision historik që në vitin 2021, megjithatë, nuk ishte në gjendje të përsëritej.

Këtë vit shtypi suedez në fakt ka vendosur të shpërblejë sezonin fantastik të Forsberg, autor i 9 golave dhe 6 asist me fanellën e Leipzig dhe gjithashtu protagonist i madh në Euro 2020 me katër gola të shënuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *