• |
ide | kryesore

Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

-Instant, Kryesore



Një shpërthim i papritur replikash mes Erion Veliajt dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha, i nisur fillimisht për përdorimin e një veture Mercedes nga kryebashkiaku, është shndërruar papritmas në një denoncim për implikimin e Lali Erit me çështjen e nxehtë të inceneratorëve. Artan Hoxha duke u përgjigjur se ai nuk është pjesë e grupit të gazetarëve që paguhen nga Bashkia, për ta vërtetuar këtë ka bërë publik edhe një dokument me nënshkrimin e Veliajt për miratimin e inceneratorit të Tiranës. Ai e ka shoqëruar atë me shënimin: “Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në listë-pagesën e borderosë tuaj, sepse është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend. Ja si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës” ka shkruar ai.

Image

Nisur nga ky denoncim, Lapsi.al është përpjekur të mësojë se pse kjo shkresë dhe ky nënshkrim duhet ti djegë së tepërmi kryebashkiakut aktual?

Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje?

Hipotezat që dalin nga kqyrja e dokumentit që i ka rikujtuar Artan Hoxha janë dy. E para, se me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të një vepre, disa nga nismëtarët e së cilës sot janë në arrest nga SPAK, Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Por sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.

Por, përpos këtij implikimi të drejtëpërdrejtë kryebashkiaku akuzohet edhe tërrthorazi se në bashkëpunim me të tjerë, është bërë pjesë e devijimit të procedurave për ngritjen sa më shpejt të inceneratorit të Tiranës. Gjatë një koresponndence mes ministrisë së Ekonomisë, asaj të Mjedisit dhe Bashkisë është kërkuar që të jepej miratimi i katër Bashkive të qarkut të Tiranës (pra dhe Vora, kamza dhe Kavaja) që do të digjnin mbetejet e tyre dhe do të paguannin inceneratorin. Por procedura është kryer duke marrë vetëm firmën e Veliajt dhe duke i anashkaluar tre të tjerat.

Lexo me tej:

Skandali i Inceneratorëve/ Dyshime mbi 125 mijë eurot e deputetit Bllako

“Kontrata koncesionare është një kontratë problematike, pasi që në hyrje të saj thuhet shprehimisht se koncensionari do të furnizohet me mbetje nga të gjitha njësitë përbërëse të qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kavajë dhe bashkia Kamëz, duke cënuar kështu autonominë e këtyre të fundit lidhur me çështjen e mbetjeve urbane, pasi nga asnjë korrespondencë, nuk rezulton që këtyre t’ju jetë marrë pëlqimi për të qenë pjesë e kontratës koncesionare”, tha në hapje të komisionit hetimor deputetja Jorida Tabaku që e ka ndjekur qe ne fillim kete skandal.

Por, nëse në këtë rast të dytë, Veliaj mund të mbrohet pasi mund ti shmanget përgjegjësisë për mënyrën se si e kanë interpretuar të tjerët firmën e tij, për akuzën e parë, atë se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e këshillit bashkiak ai del krejtësisht zbuluar.

Kaq do të mjaftonte që një SPAK, i drejtë dhe i paanshëm, të trokiste në zyrën e tij si në derën e një njeriu që është bërë pjesë në një mega aferë që do ti kushtojë publikut diçka më pak se 500 milionë euro.

Dhe pikërisht sepse këtu Veliaj është shah mat, gazetari Artan Hoxha, i kujtoi dokumentin më firmën e tij që tashmë është bërë viral në rrjet.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. YMER GELBAZA DO TI VIZITOJ 3 HERE NE JAVE LAL DHJERIN DHE LEFTER KOKEN NE BURG - thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NUK E PUBLIKON LETREN E FIRMOSUR NGA LAL DHJERI FARE HAHA

  2. Pervec shkeljeve te anes proceduriale te bythqimit veliaj me taksat e ktij populli atje shkarkohen makina me dhe ene shkruhen mbeturina, shumica e mbeturinave nuk digjen por groposen i hudhin dhera siper i hedhin bar mbjellin ngaj pem tek tuk. ky eshte biznesi kriminal qe bohet nga bythqimi.

  3. Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.Lexoni o shpellkare te ndyre si è kane mbrojtur kryeshpellkarin vrases salih karaxhic berisha nderkombetaret tani ju dhe salihu hani mut per nderkombetaret

  4. E cfarë ka në atë shkresë.
    Parimisht dakord, për fillimin e procedurave…. Parimisht dakord.
    Nuk është vendim. As urdhër.
    Këshilli bashkiak nxjerr vendime, kryetari I bashkisë nxjerr urdhëra e udhëzime.
    Kjo nuk është asgjë.
    Parimisht dakord. Dhe dakortësia e plotë, shprehet me vendim.
    – për fillimin e procedurave.
    Dmth deri në atë moment nuk ka filluar asnjë procedurë.
    Parimisht dakord, por ligjërisht janë shprehur më vonë.
    Këtë gjeni ju të Lapsit, jo letra dashurie….
    Si përfundim, pordhë me rigon, dhe Lalin e keni kryetar bashkie,deri në 2027…
    Bëni si t’bëni….
    Byrek me gjizë nuk ka më….

  5. Lapsi nuk duhet te beje autogol . Letra eshte pergjigje pa vlere.
    Veliaj eshte monster , ajo dihet, por te besh kauze komentet e idiotit te Prishtes eshte si te besh nje vrime ne uje.

    1. Ke keshillin bashkiak te kurvave te tirones dhe bythqimave konviktore.
      Kishin dale ne foto edhe perfaqesuesit fetare te lumtur, nga takimi me uren, monika ljuba mungon eshte ne nje shfaqje kurvash. Populli kar le te ike te votoje, kopetenti te na rroje.

  6. E ka me paret e pensionit ne nones dhe nga shitja e fiqeve.
    Birbo ,nje xhongler dhe uriah-hip me paret e popullit.
    Oh sa dhendure,nipa dhe mbesa,djem dhe vajza te miqve te Velise hane buk ne bashki pa bere asnje pune.
    Pres te shoh Veline me bicikletre dhe kose ne dore.

    1. Po u be drejtesi ndonjehere….
      Mos e fusni ne qeli me ndonje zezak.
      Se atere fiku do firmosi burg perjete,
      Me kusht t’ja nderrojne zezakun cdo5 vjete , me tjeter me te ri ne moshe.
      Lali bitha e qire.

  7. Bushati boton nje dokument zyrtar qe me shume e shfajeson Veliajn sesa e ngarkon me faj dhe dhjet nga goja diarene e zakonshme.
    Habitet pastaj sesi Veliaj dhe Ramazoni fitojne zgjedhjet… ose ben lojen e Ramazonit qe nga fillimi.

  8. Departamenti Amerikan i Shtetit gjërat u thanë qartë, ose bar, ose mbijetesë, për më tepër, një familje kryeministrore shpallet si minuese e demokracisë, e lidhur me korrupsionin në një shkallë të lartë dhe penguese e drejtësisë.

    Ata që ishin shpallur më parë në Listën e Zezë kishin qenë cironka, peshkaqeni kishte tani rradhën e tij. Jo më kot një media e njohur e kishte përshkruar njërin nga ata të familjes si “djaloshi me sy peshkaqeni”. Ky i fundit, duket, i kishte mbyllur dyert këtë vit me shefin e ri të partisë, që vetë e kishin zgjedhur, duke eliminuar të tjerët, dhe fitimi nuk do të ndahej më në tre pjesë.

  9. A është vetëm skandali i inceneratorëve që nxjerr zbuluar korrupsionin e dymetroshit e Lal Plehut ?
    A ka pasur ndonjë muaj në këto 8 vite të qeverisjes Rama , pa ngjarje skandaloze korruptive ?
    Niseni nga armët kimike të Sirisë që Rama deshti ti fuste në Shqipëri për ti “asgjësuar”, teatrit komik të dy viteve të para që ministrat nuk i ngarkoi me asnjë detyrë qeverisëse, për vetëm të gjenin “fakte” për ish ministrat, e gjetën “Noc Rrokun”, për të vazhduar me dhjetra e dhjetra histori skandaloze e premtime elektorale të pa mbajtura, pra mashtrime flagrante
    Pse haroni që ministrin e parë të mbrendshëm , Saimir Tahirin, që e quajti ministrin e tij më të suksesshëm, drejtësia italaiane e zbuloi se kishte bashkëpunuar me bandat mafioze të drogës.
    Pas tij u larguan nga ajo detyrë edhe dy ministra të tjerë , për të shkuar tek ministri aktual, shemri , burri i një ndër grave të dymetroshit,.
    Kulminacionin e skandalit korruptiv, qeveria Rama e arriti me kanabizimin e gjithë Shqipërisë e rekordet e trafikut edhe të drogave të forta si kokaina.
    Nuk janë vetëm inceneratorët skandale të vjedhjes së parave të taksave, sepse ka pasur me dhjetra e dhjetra të tjera tendera, konçesione apo PPP , për investime që një kilometër rrugë fushore kushtonte 22 milionë euro.
    E lidhur edhe me Lali plehun, nuk është vetëm krimi i vrasjes së një të riu në një qendër grumbullimi mbeturinash, por edhe “grumbulli” i madh e shumëkatëshëve të ndërtuara me para të pista droge, për të cilat ka dhënë sinjal drejtësia italiane.
    Lali Plehu u bë emri më i lakuar për tu tallur publiku, kur deklaroi që shpenzimet e mëdha që bëri në dasmëm e tij prej sheiku në kështjellën e Gjirokastrës, deklaroi se kishte përdorur paratëe “kursyera nga pensioni i mamasë”
    Uriah Ypi, Lal Plehu, që vodhi Lap Topim që i kishin dhuruar për Mjaftin, sëbashku me Spiropalin që pat vjedhur 5 milionë në doganat, Rama na i katapultoi si eksponentët më të lartë të mender me thënë “rilindjes” së krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *