• |
ide | kryesore

Manastirliu: Më 31 dhjetor vijnë në Shqipëri 375 mijë doza vaksine Pfizer

-Instant, Lajme, Të fundit



375 mijë doza vaksine Pfizer, pritet të mbërrijnë në Shqipëri më 31 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila theksoi se për vitin 2022 do të lidhet një tjetër marrëveshje me kompanitë Pfizer për 1.5 milion doza të tjera të vaksinës anti covid.

Ndërkohë Manastirliu ka theksuar se deri më tani në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2.6 milion vaksina. Lidhur me pyetjen e llojeve të vaksinave që do të vijnë në Shqipëri, Manastirliu ka thënë se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.

“Kanë ardhur më shumë se 2.6 milion. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit falë mbështetjes së BE. Jemi në pritje të kontratës së re. Për 2022 do kemi 1.5 milion doza vaksina. Nga Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim. Kemi 500 mijë doza vaksine që do të vijnë. Dhe shteti në Covax do zgjedh nga vaksinat. Pra ka vaksina Astra Zeneca apo Pfizer. Gjithashtu edhe NovaVax, apo Sinovax, Sinopfarm. Deri më sot nuk kemi thirrje nga Covax për vaksinën turke. Por nëse do kemi do e vlerësimi.” tha Manastirliu.



5 Comments

    1. ZOTI MALLERISHEM GJITHA ZGJILLJET NA I MUNDESOJ .POR PADREJTESIT INTERESI I BLLOKON .SEPSE PER GJITHA ZGJILLJET KA RREGULL SE SI FUNKSIONOJN ESHTE NJELLOJ SI TI THUASH DIKUJT QE BLEN NJE MAQIN URDHERO CELSAT PER TA NDEZUR KURSE SI SI RREGULLOHET KE MJESHTRIN KUR KA DIFEKTE SI FUNKSIONON URDHERO MANUALIN .DHE SI TA ZOTEROSH FUTU NE KURS MERR PATENTEN .KURSE POLITIKANET MENDOJN SE MAQINA FUNKSIONON NDIZET SIPAS INTERESI DHE JO CELES PO ASHTU DHE FUNKSIONI GJE QE NUK FUNKSIONON .KJO KRIZ ESHTE ME E PAKTA NGA ATO QE PRITET TE VIJNE .PERDERI SA POLITIKANET NUK ORGANIZOJN SISTEM JETE ME CELES FUNKSIONAL DREJTESI HAK RREGULL MAS .JO SI CELES FUNKSIONI INTERESIN PERSONAL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *