• |
ide | kryesore

Newcastle e var ‘shpëtimin’ në këmbët e një braziliani: avancon oferta për Gabigol

-Instant, Sport



Më i ngatërruar se kurrë në luftën për të mos rënë nga kategoria (janë të parafundit me 11 pikë), Newcastle i pronësisë së re saudite po kërkon dëshpërimisht një sulmues për të përforcuar sulmin e tyre. Dhe pas refuzimit të marrë nga Benfica për yllin Darwin Nunez (portugezët nuk duan ta shesin sulmuesin në janar dhe do të ishin të gatshëm ta shisnin vetëm në verë, por për 60 milionë paund), trajneri Eddie Howe ka ndryshuar fokusin drejt ish-lojtarit të Interit, Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, që vjen nga 14 gola dhe 5 asiste në sezonin që sapo përfundoi me Flamengon, ku mbërriti në vitin 2019.

Sipas raportimeve nga Mirror, klubi brazilian do të ishte në favor të huazimit gjashtëmujor, me një detyrim blerje të vendosur në 17 milionë paund nëse Newcastle arrin të shpëtojë. Por pengesa është pikërisht Gabigol, i cili, aspak i bindur për mundësinë e shpëtimit të Magpies, si dhe për faktin që të tjerë lojtarët të rëndësishëm do të mbërrijnë muajin e ardhshëm, po i reziston transferimit në Tyneside dhe dëshiron të qëndrojë te Flamengo, ku ai ka një kontratë deri në vitin 2024. Super menaxheri Pini Zahavi është ai që po orkestron huazimin, por hezitimi i sulmuesit po bën që Newcastle të shqyrtojë edhe opsione të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *