• |
ide | kryesore

Nuk ka orë policore në 31 dhjetor/ Manastirliu: Vijnë në Shqipëri 375 mijë doza vaksine Pfizer

Arkiva



Në datën 31 dhjetor do të vijnë në Shqipëri 375 mijë vaksina Pfizer. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila doli në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ndërkohë Manastirliu ka theksuar se deri më tani në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2.6 milion vaksina. Lidhur me pyetjen e llojeve të vaksinave që do të vijnë në Shqipëri, Manastirliu ka thënë se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Kanë ardhur më shumë se 2.6 milion. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit falë mbështetjes së BE. Jemi në pritje të kontratës së re. Për 2022 do kemi 1.5 milion doza vaksina. Nga Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim. Kemi 500 mijë doza vaksine që do të vijnë. Dhe shteti në Covax do zgjedh nga vaksinat. Pra ka vaksina Astra Zeneca apo Pfizer. Gjithashtu edhe NovaVax, apo Sinovax, Sinopfarm. Deri më sot nuk kemi thirrje nga Covax për vaksinën turke. Por nëse do kemi do e vlerësimi.” tha Manastirliu.

Ndërsa e pyetur se çfarë ka të veçantë nata e ndërrimit të viteve që është hequr ora policore, Manastirliu tha se vendimi është bazuar në situatën epidemiologjike në vend. Ministrja shtoi se në atë natë duhet të ketë kujdes të madh, sa më pak kontakte dhe masa mbrojtëse



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *