• |
ide | kryesore

Pas festave me bilanc ‘lufte’: Real Madrid humb katër lojtarë me Covid

-Instant, Sport



Të rikthyer në stërvitje vetëm dje, pas festave të Krishtlindjes, lojtarët e Real Madrid i’u nënshtruan një raundi tamponësh rutinë në kohët e sotme, por që ka zbuluar infektimin e katër lojtarëve. Sipas asaj që ka bërë të ditur klubi, Camavinga, Valverde, Courtois dhe Vinicius Junior kanë rezultuar pozitivë.

Portieri belg dhe braziliani Vinicius, sipas shpjegimit të Real, janë asimptomatikë, por natyrisht që janë futur menjëherë në izolim. Të katër u infektuan me virusin gjatë ditëve të pushimit. Courtois e kaloi Krishtlindjen në Dubai, ndërsa Valverde (pozitiv për herë të dytë) në Argjentinë. Në Amerikë, në Miami kishte zgjedhur të pushonte Vinicius, ku asistoi edhe në një ndeshje të NBA të Miami Heat. Nesër të katër lojtarët do t’i nënshtrohen një tjetër testi, molekular, por ndërkohë nuk kanë marrë pjesë në stërvitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *