• |
ide | kryesore

Pasojat e Vettingut/ 121 mungesa prokurorësh. “Ripërteritja kërkon 5 vite”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i KLP-së Bujar Sheshi deklaroi sot në takimin e përbashkët të organeve të drejtësisë se sfida kryesore me të cilën po përballet sistemi aktualisht është mungesa a magjistratëve dhe pamundësia për të përmbushur detyrën e atyre që janë në sistem.

Sheshi tha se aktualisht janë 121 vakanca prokurorësh dhe se ripërtëritja kërkon 5 vite.

“Shkaku kryesor vlerësohet të jetë procesi i vettingut që po vijon. 220 prokurorë aktualisht që ushtrojnë detyrën. 121 vakanca në total. Ripërtëritja e këtyre vakancave do të kërkonte 5 vite. Shqetësim paraqet edhe fakti që ende 152 prokurorë nuk kanë përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar.

KLP synon të orientojë shkollën në rritjen e kuotave të pranimit. Ky është proces delikat dhe pranimi duhet të bëhet pa cenuar standardin.

Është një nga mundësitë që ne kemi parë për të zbutur sado pak efektet negative të momentit.

Kandidatët për prokurorë duhet të kenë dhe pasionin dhe vullnetin për të punuar si prokurorë, jo të mbeten si prokurorë duke qenë se nuk mundën të kapnin kuotat për gjyqtar”, tha Sheshi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *