• |
ide | kryesore

Prekëse/ Lindi i shurdhër, foshnja 9-muajsh dëgjon për herë të parë zërin e nënës

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Një foshnje 9-muajshe që kishte problem me dëgjimin ka arritur të ndiejë zërin e nënës dhe të babait për herë të parë. Kjo pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.


Bëhet fjalë për Everett Colley nga Virginia e SHBA që kishte lindur i shurdhër dhe është detyruar të mësojë gjuhën e shenjave për të komunikuar me prindërit e tij Ashley, 29-vjeçe dhe Zachary, 30.


Mjekët u kishin propozuar prindërve një ndërhyrje kirurgjikale në të cilin do t’i implantohej fëmijës një pajisje që do t’i mundësonte dëgjimin.

Dy javë më vonë pas intervenimit, vogëlushi arriti për herë të parë të dëgjojë zërin e prindërve. Ky moment emocionues është filmuar gjatë 20 dhjetorit ku shihet Everett shikon me habi prindërit pasi ua dëgjon për herë të parë zërin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.