• |
ide | kryesore

Pse qeveria e riktheu konçensionin e rrugës “Thumanë-Kashar”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur vjedhja me tenderin 20 milion euro të Unazës së Re nxorri zbuluar një nga aferat më të mëdha të përvetësimit të fondeve publike në vitin 2018, kryeministri Edi Rama bëri disa hapa pas për të treguar se nuk kishte asnjë lidhje me lojtarët, që i gatuan një nga gafat më të trasha në historinë e aferave korruptive të këtij vendi. Për të treguar se e kishte seriozisht, përfshiu edhe ambasadën amerikane.

Fillimisht i kërkoi informacion përfaqësuesve të SHBA në Tiranës, se sa e vërtetë ishte falsifikimi i firmës së sekretarit të shtetit të Delauer. Pastaj tha se do të përgatiste një kërkesë gjyqësore për dëmin moral.

Bashkëpuntorin e tij të ngushtë prej vitesh, Afrim Qendron e largoi nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe së fundmi anuloi konçensionin Thumanë-Kashar me vlerë mbi 450 milion euro për shkak të lidhjeve mes drejtuesve të kompanisë fituese të konçensionit Thumanë-Kashar me fantazmën DH Albania.

Lexo edhe: Zëri Amerikës tregon skandalin / Si u manipulua me tenderin e Unazës se re

Lexo edhe: Riciklimi i Afrim Qendros/ Syrgjynosja pas skandalit të Unazës dhe rikthimi si prefekt i Tiranës

Por tre vite më pas, situata është rikthyer siç ishte. Asnjë prej personazheve të përfshira në këtë aferë nuk ka bërë asnjë ditë burg, ndërsa marrëdhëniet mes palëve janë rehabilituar. Për shkak të rikthimit të të njëjtave rrethana, lind pyetja nëse “distancimi” i qeverisë ishte thjesht një lojë, për t’i hedhur hi syve atyre që dyshonin se pas aferës ishte vetë kryeministrit Rama.

Rrethanat që të bëjnë të mendosh se gjithë reagimi i qeverisë ishte një farsë janë disa.

Së pari, Avdiol Dobi, 26-vjeçari që firmosi për përfitimin e miliona eurove me kompaninë fantazëm, ia hodhi me vetëm 6 muaj burg. Megjithëse ishte në qendër të aferës për një nga vjedhjet që tronditi themelet e shtetit, akuza u katandis tek “falsifikimi i dokumentave” dhe Dobi nuk ka bërë ende asnjë ditë burg.

Së dyti, Afrim Qendros, në atë kohë, Partia Socialiste i kishte besuar postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pavarësisht se Rama e largoi nga detyra në fillim të vitit 2019, ai u rikthye pak muaj më parë si Prefekt i Tiranës. Rikthimi i Qendros në Tiranë u lexua si konfirmim se afera e Unazës së Re tashmë është mbyllur.

Së treti, është rikthimi sot i konçensionit Thumanë-Kashar, me vlerë 457 milion euro. Në Janar të 2019, Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi anulimin e koncesionit që parashikonte ndërtimin e afro 21 kilometrave autostradë, pa dhënë asnjë arsye pse po e bënte.

Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë,” deklaroi atëherë Balluku. Por vendimi për anulimin e koncensionit erdhi pas skandalit me DH Albania.

 

Thënë këtë, ia vlen të kujtohet se kur anuloi konçensionin, Ministrja e Infrastrukturës tha se fondi i Thumanë-Kashar do të shkonte për të ashtuquajturin “pakt për universitetin”, një tjetër gënjeshtër banale që u bë për të kaluar radhën meqë studentët ishin ngritur në protesta./Lapsi.al



14 Comments

  1. Departamenti Amerikan i Shtetit gjërat u thanë qartë, ose bar, ose mbijetesë, për më tepër, një familje kryeministrore shpallet si minuese e demokracisë, e lidhur me korrupsionin në një shkallë të lartë dhe penguese e drejtësisë.

    Ata që ishin shpallur më parë në Listën e Zezë kishin qenë cironka, peshkaqeni kishte tani rradhën e tij. Jo më kot një media e njohur e kishte përshkruar njërin nga ata të familjes si “djaloshi me sy peshkaqeni”. Ky i fundit, duket, i kishte mbyllur dyert këtë vit me shefin e ri të partisë, që vetë e kishin zgjedhur, duke eliminuar të tjerët, dhe fitimi nuk do të ndahej më në tre pjesë.

    1. Egoja malle .per te kontrolluar gjithcka eshte RRUGA ME E GARANTUAR PER TE HUMBUR BASHK ME GJITHCKA.PADREJTESIJA ESHTE SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET thotë:

      KRUMINISTRI JON .DUKE LLIN GJITHCKA ME KONCESION .FIJEVE TE PADUKESHME DEFAKTO KA NDERTUAR SHTET PARALEL QE SHTETIT LEGJITIM ME POPULLIN E TIJE DE FAKTO I KA MBETUR EMRI DHE I JAN GRABIT TE DREJTAT.E ARDHMJA.A DUHET TA PRANOJM DORZIMIN PA KUSHTE .JO KURR DHE KURRSESI .SHPET ZHVILLIMET SEJCILIT DO TI TREGOJN VENDIN DUKE I LLEN HAKUN .JAN TE VEGJEL KETA NJEREZ KY BURIM I PADUKESHEM TE TRIUMFOJN MBI TE DREJTAT NJERZORE

  2. YMER GELBAZA ME DOSJEN NR 2:INCESTI NE FAMILJEN E EDI RAMES VAZHDON-GREG KRISTAQ RAMA BABA AND ZAHOS thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT MUHAMED VELIUT DHE CARLO BOLES BOLINO DHE KOL SALLAKU SKYPE

  3. Pse ?!

    sepse e analizuan edhe 1 here, dhe vune re nje gabim shume te madh, kishin kalkulu gabim,

    vune re qe hapesira per vjedhje nuk ishte shfrytzu maksimalisht…

    u alarmuan nga gabimi, shkarkuan te gjithe ata qe kishin guxu me fal buxhetin

  4. Pse qeveria e riktheu konçensionin e rrugës “Thumanë-Kashar” ??? Hajde pyetje hajde .
    Pergjigja eshte e thjeshte : E ktheu se kerkon te grabise sa me shume , shume e me shume se ky popull e pandeh .
    Keta nuk po vjedhin e as po grabisin , keta po xhvasin sa me shume te jete e mundur . Xhvasin dhe nuk kane frik nga askush . Nga ligji nuk behet fjale te kene frike nga por as edhe jnga mllefi popullor nuk ju rruhet sepse ata e dine qe ky eshte nje popull frikacakesh qe sa me shume e rreh dhe e xhvat aq me shume te do e te serviloset .

    1. Nuk eshte me puna PSE e beri ky kte. Se poshtersirat e rames jane radhit zinxhir nj. pas tj. si zbukurimet e vitit te ri
      Puna eshte Si te reagojme si te detyrojme qelbesiren ta mbaje doren se cmendurirat e tij kane marre dhene, dhe ta zbojme
      Duhet vertet te pyesim nj-tj. si mundet tia arrijme ta bejme kete

  5. E ktheu sepse duheshin me shume sepse 457 milion euro jane pak per Ballukun dhe Ahmetajn.

    Duhet te behen 600 milion euro!?

  6. Implikimi i Sali Berishës, Avenir Pekës dhe gjyqtares milionere në rrëmbimin e 7.5 mijë m2 tokë te Garda

  7. GEZUAR VITIN E RI 2022!

    Ja na erdhi viti i ri,
    të gjithë duke festuar,
    i urojnë njeri tjetrit,
    qoftë një vit i gëzuar!

    Na sjelltë ky vit mbarësi,
    dhe nga një punë të mirë,
    paçim suksese e begati,
    qofshim të lumtur e të lirë!

    Po s’i patëm këto bekime,
    s’ka problem, jemi mësuar,
    veç ”elita” qoftë me nderime,
    si pasanike përherë adhuruar!

    Ne tashmë kemi zënë rrënjë,
    në këtë të tonën varfëri,
    po qe puna ne hamë dhe bar,
    që ”elita” të shtojë pasuri!

    E kështu le t’i i urojmë fat,
    Ramës kryetarit të qeverisë,
    u bëftë miliarder e mos u ngoptë,
    popullin le ta vjedhë e ta telendisë!

    I urojmë fat dhe Lul Bravës,
    me vulën dhe selinë e partisë,
    humbsh përherë e quaji fitore,
    bëji gropën PD dhe kërmë Salisë!

    I urojmë mbarësi Like Metës,
    po e shkarkuan si president,
    le të kthehet si hero te LSI-a,
    prej floriri t’i ngrenë monument!

    I urojmë shëndet Ben Blushit,
    se para ai ka sa të fshijë qurret,
    me librat që ka bërë të fshijë sumën,
    me propaganë partie le të mburret!

    I urojmë sukses Baton Haxhiut,
    që me zor të madh i lidh dy fjalë,
    iu shtoftë rroga mbi 18 milion,
    dhe si analist në pension të dalë!

    I urojmë suskese dhe Fevziut,
    me të ftuarit e tij në emision,
    të vazhdojë pushteti si përherë,
    ta ketë studion e tij si sallon!

    I urojmë pasuri Çim Pekës,
    pastë rrogën mbi 700mijë lek,
    përjetësisht qoftë te Zeni TV,
    bukur e imitojnë si Pim Çekë!

    I urojmë suksese Xhemi Shehut,
    u riktheftë në Top kanal,
    marrtë si të tjerët rrogë me miliona,
    se Topi ka para plot me fal !

    I urojmë suksese Romeo Veshajt,
    pagën 300mijë lek le ta ketë,
    se njësoj e ble një makinë Porsche,
    nga i gjen paratë e di ai vetë!

    Le t’i urojmë suksese ambsadores Kim,
    që Shqipërinë tonë po mbështet,
    ishalla më pak propagandë qeveritare,
    mos ta trajtojë Ramën si të ishte mbret!

    Në fund një urim për gjithë shqiptarët,
    qoftë për ju një vit shumë i mbarë,
    por po lejuat që t’ju trajtojnë si dele,
    meritoni të sundoheni nga poltikanë të marrë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *