• |
ide | kryesore

Shehi: Basha dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin politik ndërsa Meta…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi tha në ABC se opozita nuk mund ta ndërtojë profilin e të ardhmes mbi Metën, ndërsa shtoi se ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit.

“Unë do të thoja Meta ka qenë gjithmonë një lloj “zig-zage” nga njëra anë, në anën tjetër. Por nuk mund ta ndërtoj profilin e të ardhmes opozitare mbi Metën.

Unë them presidenti duhet të rrijë në detyrë deri në qershor kur e ka detyrën. Unë dua të mbroj funksionin e presidentit. Meta është bërë president me votat e socialistëve të cilët thonë tani nuk po i zbaton urdhrat tona”, – deklaroi Shehi.

Ai tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë mbaruar ciklin e tyre në politikë dhe se ata po mbrojnë vetëm interesat e tyre. Sipas Shehit, nëse vetë do e donin Partinë Demokratike, Basha dhe Berisha do duhet të ishin larguar për t’i hapur rrugën të rinjve.

“Unë i gjykoj që nuk mund të japin më kontribut. Janë gjëra të provuara dhe të stërprovuara. Ndjekës ka, do ketë çdo herë. Ne raportin e kemi me qytetarin shqiptar që duhet të votojë për rrëzimin e Edi Ramës.

Unë gjykoj që këto personazhe e kanë bërë ciklin e vet. Këta po mbrojnë territorin e vet, asgjë më tepër. Debati në PD është një gjë e mirë. Por tani të vetëgënjehemi se kjo është zgjidhja, kjo nuk është e sinqertë.

Këta po mbrojnë interesat e veta. Në Shqipërinë e vitit 2022 nuk mund t’i kërkosh rinisë ose duhet të jesh me menshevikët ose me bolshevikët. Për mua kjo nuk është rruga për të rrëzuar Edi Ramën. Po ta donin kaq shumë PD le të bënin një sakrificë të vogël dhe t’i hapin rrugë të rinjve. Po ma gjetët një tezë politike nga ato që po thonë këta zotërinjtë. Konservatorizmi nuk e di ku konsiston”, tha Shehi.



17 Comments

  1. A kur flet edhe ky per cikel politik. Kokra pijanecit qe ka 30 vjet ne politike.
    Ky bashke me Saliun Luljeten, Mediun, Duken, Ndoken….. e turlilloj fytyrashte tjera kryetar partishe me 5 vete duhet te ishin qerru nja 15vjet me pare.

  2. Sasho esell ishe? Si ka mundesi ti je deputet pa anetaresi dhe pa vota por vetem me oksigjen nga PD, dhe del e jep mend per cikle o tirons i trashe

  3. Dasho esell ishe? Si ka mundesi ti je deputet pa anetaresi dhe pa vota por vetem me oksigjen nga PD, dhe del e jep mend per cikle o tirons i trashe

    1. Koservatorizmi nuk eshte ideologji, o Dash! Koservatorizmi eshte nje lloj qasje ndaj botes qe synon mbrojtjen nga ndryshimet e pa menduara mire te disa vlerave+hierarkive te bazuara ne keto vlera qe e kane mbajtur shoqerine ne ekuiliber ( jo detyrimisht te drejte) per nje kohe te gjate. Ne kete kuptim edhe qendrestaret komuniste te viteve 90′ mund ta kishin mbrojtur cmendurine e tyre nga revolta jo vetem si Marksiste por edhe si konservatore.
      Cfare synon konservatorizmi sot? Minimalisht qe pas 20-30 vjetesh projekti prindi 1/prindi 2;projekti gjinia nuk ekziston apo eshte fluide, etj. mos na mbrohen mbi baza konservatore. Pra, synon qe te binde shumicen e njerezve qe shoqeria ne te cilen jetojme eshte me e mire se ajo qe synohet te na imponohet me dekrete ambasadash apo OJF-sh. Kjo eshte pune e veshtire per nje shoqeri qe jeton perdite ne vete-urrejetje, dhe jo nuk eshte Saliu ai qe mund ta udheheqe kete projekt deri ne fund, por per shkak te disa rrethanave fatlume Saliu eshte i vetmi qe mund ta nise ne menyre te besueshme dhe te fuqishme. Vlerat e vjetra e hierarkite nuk jane gjithmone te denja per t’u mbrojtur por nje mendje konservatore eshte aty per te ushqyer dialektiken deri ne piken ku ndryshimi konsiderohet i pashmangshem. Eshte pikerisht kjo lloj dialektike qe synohet te bllokohet me dekrete ambasadash

  4. Koservatorizmi nuk eshte ideologji, o Dash! Koservatorizmi eshte nje lloj qasje ndaj botes qe synon mbrojtjen nga ndryshimet e pa menduara mire te disa vlerave+hierarkive te bazuara ne keto vlera qe e kane mbajtur shoqerine ne ekuiliber ( jo detyrimisht te drejte) per nje kohe te gjate. Ne kete kuptim edhe qendrestaret komuniste te viteve 90′ mund ta kishin mbrojtur cmendurine e tyre nga revolta jo vetem si Marksiste por edhe si konservatore.
    Cfare synon konservatorizmi sot? Minimalisht qe pas 20-30 vjetesh projekti prindi 1/prindi 2;projekti gjinia nuk ekziston apo eshte fluide, etj. mos na mbrohen mbi baza konservatore. Pra, synon qe te binde shumicen e njerezve qe shoqeria ne te cilen jetojme eshte me e mire se ajo qe synohet te na imponohet me dekrete ambasadash apo OJF-sh. Kjo eshte pune e veshtire per nje shoqeri qe jeton perdite ne vete-urrejetje, dhe jo nuk eshte Saliu ai qe mund ta udheheqe kete projekt deri ne fund, por per shkak te disa rrethanave fatlume Saliu eshte i vetmi qe mund ta nise ne menyre te besueshme dhe te fuqishme. Vlerat e vjetra e hierarkite nuk jane gjithmone te denja per t’u mbrojtur por nje mendje konservatore eshte aty per te ushqyer dialektiken deri ne piken ku ndryshimi konsiderohet i pashmangshem. Eshte pikerisht kjo lloj dialektike qe synohet te bllokohet me dekrete ambasadash sepse e dine ndryshimi qe ato propozojne jo vetem nuk eshte i pashmangshem, por eshymte i paarsyetueshem edhe i urryeshem njesoj si komunizmi.

  5. Departamenti Amerikan i Shtetit gjërat u thanë qartë, ose bar, ose mbijetesë, për më tepër, një familje kryeministrore shpallet si minuese e demokracisë, e lidhur me korrupsionin në një shkallë të lartë dhe penguese e drejtësisë.

    Ata që ishin shpallur më parë në Listën e Zezë kishin qenë cironka, peshkaqeni kishte tani rradhën e tij. Jo më kot një media e njohur e kishte përshkruar njërin nga ata të familjes si “djaloshi me sy peshkaqeni”. Ky i fundit, duket, i kishte mbyllur dyert këtë vit me shefin e ri të partisë, që vetë e kishin zgjedhur, duke eliminuar të tjerët, dhe fitimi nuk do të ndahej më në tre pjesë.

    1. Negativiteti jot nuk ka te dyte !Kjo vjen per arsye se je i abuzuar dhe keqas fare !
      Imagjinoje se çfare traumash ke kaliar ti,zoti na ruajte dhe sa letyre ke ne mendjen tende te semure !Kuptohet race kmeriane,race monster !

  6. Dasho ke qene gjithmone gjykues i te tjereve. Pytje: do ta kishe kap ndonjehere vendin e deputetit pa Bashen dhe Berishen?? Meqe erdhi llafi, vazhdo gruja me ven pune ne ministri, se po e hoqen bohesh bishe apo jo..e keni me tapi juve punen ne shtet

  7. ti je vetem nje pijanec , dhe profesioni i pijanecit te ka bere sahanlepiresin politik me te madh qe ka are politika shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *