• |
ide | kryesore

Shitja e Inter, asnjë tratativë në SHBA me Straus: Zhang jr. në Los Angeles vetëm për pushime

-Instant, Sport



Çështja e shitjes së Inter është gjithmonë në rendin e ditës në shtëpinë zikaltër, por pretendimet e Corriere dello Sport, se drejtuesit e klubit po punojnë në prapaskenë për të shitur një pjesë apo edhe të gjithë paketën e klubit në SHBA, në negociatat me Daniel E. Straus, janë mohuar menjëherë zyrtarisht nga Interi, sipas të cilës Steven Zhang ndodhet në Los Angeles vetëm me pushime.

Sipas asaj që bëhet e ditur, për shitjen e klubit, kërkesa e pronësisë aktuale të zikaltërve është në fakt gjithmonë rreth një miliardë euro, sidomos pas dritës së gjelbër për ndërtimin e stadiumit të ri. Shifër që mbetet gjithashtu një pengesë e madhe, ashtu si ndodhi në negociatat me BC Partners.

Për sa i përket Straus, në të kaluarën, ai ka patur lidhje me botën e sportit, kur mori përsipër një pjesë të ekskluzivitetit të Memphis Grizzlies në NBA, ku ai ishte zëvendëspresident deri në vitin 2018. Operacion që konfirmon interesimin e biznesmenit për botën e sportit, por nuk furnizojnë asnjë konfirmim për një tratativë të mundshme me Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *