• |
ide | kryesore

Steven Zhang në Los Angelos: negociohet shitja e Inter me tre kompani amerikane

-Instant, Sport



Pavarësisht sigurimeve të kohëve të fundit nga Zhang Jindong për shlyerjen e borxheve të Suning, çështja e shitjes është gjithmonë në rendin e ditës te Inter. Sipas raporteve të Corriere dello Sport, drejtuesit zikaltër janë ende duke punuar nën rrogoz për të shitur një pjesë apo edhe të gjithë paketën e klubit. Një situatë që në muajin e fundit ka regjistruar një përshpejtim në SHBA, me Steven Zhang që fluturoi në Los Angeles për të vlerësuar skenarët e mundshëm dhe për të folur drejtpërdrejt me grupet e interesuara për të blerë Interin.

Corriere dello Sport flet për tre blerës të mundshëm amerikanë, por fokusohet mbi të gjitha në figurën e Daniel E. Straus, biznesmenit 65-vjeçar nga Nju Jorku në krye të një grupi që merret me shëndetin dhe menaxhon një fond i cili, vitet e fundit, ka investuar jo vetëm në kapital privat dhe prona të paluajtshme, por edhe në argëtim dhe sport.

Përmes Bridge Sports, Straus në të kaluarën mori përsipër një pjesë të ekskluzivitetit të Memphis Grizzlies në NBA, ku ai ishte zëvendëspresident deri në vitin 2018 dhe, disa vjet më vonë, ai u përpoq përsëri me Minesota Timberëolves, por tentativa dështoi. Operacione që në fakt konfirmojnë interesimin e biznesmenit për botën e sportit dhe e vendosin atë mes kandidatëve kryesorë të gjurmuar nga banka e punësuar nga Zhang, për të kërkuar blerës të mundshëm. Bashkëpunëtorët e 65-vjeçarit, ndërkohë, kanë pasur mundësinë të shohin me kujdes llogaritë e Interit dhe kanë siguruar elementë të mjaftueshëm për të bërë ofertën e parë.

Oferta që Suning do ta vlerësojë me standardet dhe objektivat e zakonshme ekonomike. Për shitjen e klubit, kërkesa e pronësisë aktuale të zikaltërve është në fakt gjithmonë rreth një miliardë euro, sidomos pas dritës së gjelbër për ndërtimin e stadiumit të ri. Shifër që mbetet gjithashtu thelbi i këtyre negociatave të reja që po zhvillohen në SHBA dhe që, në atë kohë, ishte pengesa e madhe në negociatat me BC Partners.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *