• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku nuk mjafton: Brighton arrin Chelsea në minutën e 91’

-Instant, Sport, Video



Lukaku iluzionon, Welbeck bën të heshtë Stamford Bridge. Në javën e njëzetë të Premier League, Chelsea u ndal në 1-1 nga modestët e Brighton, të aftë për të reaguar me inteligjencë e agonizëm ndaj avantazhit të firmosur nga belgu (në golin e dytë radhazi) në minutën e 28. Miqtë besuan deri në fund dhe befasuan djemtë e Tuchel, në barazimin e tretë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, me goditjen me kokë të Welbeck në minutën e 91.

Mbyllet me një befasi në shtesë viti 2021 plot suksese i Chelsea. Blues nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Brighton dhe lënë pikë të vlefshme rrugës në luftën për titullin kampion në Angli. Të besuarit e Tuchel në fillim u shfaqën të rrezikshëm vetëm në goditjet standarde. Në minutën e 17, një dalje e pasaktë e Sanchez në këndore e lejoi Azpilicuetan të godiste nga një pozicion i mirë, por tentativa e devijuar nga një kundërshtar u përplas me shtyllën. Megjithatë, avantazhi erdhi në minutën e 28: Mount krosoi nga këndi e Lukaku fluturoi për të goditur me kokë duke e dërguar topin në cepin e shtyllës së largët për 1-0.

Brighton nuk u dorëzua dhe e thirri Mendy që të ndërhynte disa herë, por vetëm me tentativa nga jashtë. Lallana tentoi në pjesën e parë, MacAllister me një goditje dënimi dhe Bissouma në pjesën e dytë, por të gjitha goditjet nga larg u bllokuan nga portieri. Chelsea uli shumë prapavijën dhe Welbeck e ndëshkon në minutën e 91 me goditjen e saktë me kokë në krosimin e Cucurellas, që firmosi rezultatin 1-1. Blues, mbajnë vendin e dytë me 42 pikë, por ngadalësojnë ritmin, ndërsa Brighton po lundron në mes të tabelës me 24 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *