• |
ide | kryesore

A rrezikon Shqipëria që të mbyllet nga Covid? Përgjigjet Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi se nëse Shqipëria rrezikon mbyllje, gjithçka varet nga situata në spitalet covid.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë nënvizoi edhe një herë faktin se do të ketë masa të reja.

“Bëri lapsus të bukur për të gjithë ata që duan të bëjnë dasma, festa, apo shkuma party. që Qeveria ta mbajë virusin larg. The një të vërtetë të madhe. Njerëz që punonjësve të tyre ju grabisin pensionin, duke jua dhënë një pjesë të pagës cash, dhe bëjnë teori në tv se pse nuk rriten pensionet. Njerëz që ecin me shpejtësi skëterrë dhe ankohen se pse nuk ka rregull në trafik, apo ata që e shikojnë virusin si të gjithë ju dhe ne kur ishim adoleshentë kur kërkonim të dashurin/rën se pse na kap. Duam shtet, drejtësi, ligj, barazi, por jo për veten. Të gjitha këto të jenë, por kur vjen puna te unë jo!. Unë shpresoj jo. Do bëjmë çmos që jo. Jo mbyllje të mëdha, por do të kemi parasysh se kjo varet nga spitalet. Mbylljet që po ndodhin jashtë janë të lidhura me spitalet. Disa masa do t’i marrim me siguri se nuk kemi rrugë tjetër. Por nuk është dita sot për të folur për masa. Por për fundin e vitit dhe për ta parë vitin e ardhshëm me aspekte që janë për të parë me optimizëm.”, pohoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *