• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja/ Kokaina me banane u mbajt nën vëzhgim deri sa u shkarkua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të tjera për sasinë e drogës që u kap këtë të enjte gjatë një aksioni nga policia e Tiranës.

Sipas News 24 bëhet fjalë për një sasi prej rreth 100 kg kokainë, e cila ishte fshehur brenda një kontejneri me banane origjina e të cilit dyshohet se është nga Amerika Latine.

Të njëjtat burime raportojnë se kontejneri ishte mbajtur në vëzhgim nga policia gjatë kohës kur kishte mbërritur në port dhe u gjurmua derisa mbërriti në kompaninë e frutave në Vaqarr.

Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilat shoqëruan personat që po shkarkonin bananet, ku dyshohet se ishte fshehur droga. Kontrollet e policisë vijojnë në banesat e të dyshuarve dhe në kontejnerët e tjerë të kësaj kompanie që vijojnë të jenë në port.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *