• |
ide | kryesore

Dibër/ 58-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-bashkëshortes

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pasi i ka hedhur acid në fytyrë ish-bashkëshortes. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se A. K., 58 vjeç, është prangosur pasi i ka hedhur lëndë djegëse, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë ish-gruas.

“I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *