• |
ide | kryesore

Fluksi i emigrantëve në Vlorë, policia monitoron për të kërkuarit nga drejtësia

-Instant, Arkiva, Lajme

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se natën e ndërrimit të viteve nuk do të jenë vetëm policët e qarkullimit rrugor, por edhe agjentët e policisë që do të mbajnë nën monitorim situatën. Dihet që në festat e fundvitit në Vlorë vijnë edhe persona, të cilët prej kohësh i rrinë fshehur drejtësisë.

Ditët e fundit të dhjetorit kanë shënuar dhe numrin më të madh të makinave të cilat qarkullojnë në qytetin e Vlorës. Thuajse të gjitha rrugët janë të mbingarkuara nga makinat që lëvizin në qytet dhe janë pikërisht emigrantët në numër më të madh se vjet që kanë ardhur ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve me familjarët e tyre në Vlorë.


Policia ka shtuar masat duke u pozicionuar në pikat kryesore ku dhe rëndohet trafiku, si në rrugën transballkanike, në Lungomare dhe në bulevardin Vlorë-Skelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu