• |
ide | kryesore

“Inter nuk është në shitje”: Zhang, i irrituar nga zërat, premton impenjim afat gjatë

-Instant, Sport



Klubi ka përgënjeshtruar negociatat për shitjen e Inter e tani Steven Zhang, i irrituar nga nevoja e vazhdueshme për sqarime, ka këmbëngulur se zikaltrit nuk janë në shitje dhe se angazhimi i tij është afatgjatë. Planet e presidentit janë parashikuar tashmë mes merkatos së janarit, rinovimit të kontratave dhe rifinancimit të bondit që skadon në fund të 2022.

Sipas asaj që ka sqaruar komunikata e klubit, Zhang ndodhet në Kaliforni këto ditë për cështje personale që nuk lidhen me Interin, të cilin do ta ndjekë live për Superkupën e Italisë më 12 janar. Do të jetë gjithashtu një mundësi për t’i dhënë shtysë rinovimeve të drejtuesve deri në vitin 2024 dhe gjithashtu mbylljen e çështjes Brozovic, kontrata e të cilit skadon në qershor. Sipas asaj që konfirmon Gazzetta dello Sport ka optimizëm mes palëve dhe pritet aprovimi i Suning për të vazhduar me kontratën e re.

Sa i përket merkatos së janarit, nuk do të ketë asnjë buxhet ekstra e çdo operacion eventual do të jetë i vetëfinancuar, por në të njëjtën kohë vjen edhe premtimi se çdo mundësi do të vlerësohet. Së fundi, Zhang do t’i japë dritën jeshile rifinancimit të dy bondeve ekzistuese, 375 milionë euro, të cilat do të shkrihen në një 400 milionë euro të vetme që maturohet në vitin 2027.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *