• |
ide | kryesore

Kolapsi i Gjykatave/ Harta e re gjyqësore për të mbuluar pasojat e vetingut

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Modeli shqiptar i vetingut zbuloi pasuri të pajustifikuara të gjykatësve dhe prokurorëve, por pas 6 vitesh rezulton se një pjesë e institucioneve kanë mbetur bosh, si pasojë e mungesës së gjykatësve dhe prokurorëve të rinj. Duke qenë se qindra gjykatës u përjashtuan nga sistemi, shumë çështje mbetën pezull dhe hartuesit e reformës në drejtësi nuk e kishin parashikuar se kush do t’i zëvëndësonte në detyrë.

Për të zbutur pasojat e vetingut parashikohet mbyllja e 15 gjykatave në vend, të cilat nuk janë më funksionale.

5 prej tyre janë të Apelit dhe do të zëvëndësohen me vetëm një gjykatë në Tiranë. Ndërkohë 10 gjykata të shkallës së parë do të mbyllen, për t’u riorganizuar sipas logjikës, një qark, një gjykatë.

“Nëse i referohemi ngarkesës për gjyqtarët në këtë vit, mund të themi se kemi shkuar në një mesatare, rreth 640 çështje për gjyqtar, pa llogaritur këtu Gjykatën e Lartë” tha Naureda Llagami që drejton Këshillin e Lartë Gjyqësor gjatë një takimi për hartën e re pak ditë më parë.

Llagami tha se në disa gjykata “kemi mbi 3 mijë çështje për gjyqtar siç është Apeli Administrativ apo Gjykata e Apelit Tiranë ku ka shkuar 2500 çështje për një gjyqtar”.

Ngarkesa tashmë vazhdon prej vitesh, ndërsa kulmi ka arritur në Gjykatën e Lartë, ku presin të marrin zgjidhje mbi 35 mijë çështje.

Kreu i kësaj gjykate, Sokol Sadushi shprehu shqetësim për rekursin që bëjnë avokatët dhe kërkoi nga ata të mos e çojnë çdo çështje në Gjykatën e Lartë.

“Një pjesë e madhe e çështjeve shqyrtohen përfundimisht dhe gjejnë zgjidhje në dy shkallët e ulëta të gjykimit dhe shanset që ky vendim të ndryshojë në Gjykatën e Lartë janë të pakta, madje në mjaft raste inekzistente” u shpreh Sadushi në një konferencë për mediat.

Por avokatët në qytetet kryesore të vendit e kanë kundërshtuar hartën e re të gjykatave dhe thonë se kjo do të largojë institucionin nga qytetarët dhe do të shtojë kostot e procesit duke e bërë më të vështirë gjetjen e drejtësisë.

“Shkurtimi i 19 gjykatave e largon në mënyrë domethënëse qytetarin nga Gjykata. Sepse detyron qytetarin nga skajet më të largëta, nga Kukësi, Tropoja, Korça, Shkodra, Maliqi, Pogradeci, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati etj, të shkojë në Tiranë, ku përveç kostove të udhëtimit, do të gjejë edhe një hotel në Tiranë” tha përfaqsuesi i dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri. Të njëjtin kundërshtim e kanë bërë edhe avokatët nga i gjithë vendi.

“Kemi një skeme që unë nuk e di se kujt do i shërbejë por sigurisht që nuk do i shërbejë popullit , marrjes së drejtësisë efikase nga populli. Është e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë me këtë skemë dhe me këtë mënyrë organizimi gjykatash pavarësisht se cilat janë qëllimet e krijimit të këtij drafti por është një skemë që shumë shpejt do bjerë në kolaps”, tha përfaqësuesi i Dhomës së avokatisë në Korçë Arben Lena.

Ndërkohë Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur t’i shkojë deri në fund reformës në drejtësi dhe angazhimeve që socialistët kanë marrë në 2016, pavarësisht se ku po e çojnë drejtësinë këto angazhime.

Madje për ta justifikuar zhbërjen e disa gjykatave dhe përqëndrimin e tyre në Tiranë, Manja iu fut edhe zhvillimeve të demografisë në Shqipëri.

“Do të aksesohet komplet nga qytetarët, duke parë edhe lëvizjet demografike që kane sjelle përqëndrim të popullsisë në Tiranë dhe Ultësirën Perëndimore”, tha Manja.

Kolapsi i drejtësisë për të cilin flasin sot avokatët nuk ka qenë i parashikuar, pasi hartuesit e reformës në drejtësi nuk i kishin parashikuar pasojat e vetingut. Ekspertët sot janë në krye të institucioneve të reja të drejtësisë./Lapsi.al



8 Comments

  1. Po vertet e kane keta qe kete e shesin per reforme ne drejtesi ?
    Ja cfare bejne keta : shoferi i gjykates , djale teze me ish- dekanin e fakultetit te drejtesise Artan Hoxha ( tani rektor i UT -se) mbaron juridikun me korrespondence me rezultate te mira dhe e eemerojne OPGJ prane Prokurorise Tirane.
    E dashura e ketij shoferit qe do behet shume shpejt dhe prokuror sepse ka mungesse vendesh dhe do pranohen si te tille edhe pa magjistrature behet gjyqtare ne Lushnje dhe po bejne leke qe kjo biba e ky rosaku te vije ne Tirane me rastin e hartes se re.
    Iu ka plas cipa fare.

    1. Implikimi i Sali Berishës, Avenir Pekës dhe gjyqtares milionere në rrëmbimin e 7.5 mijë m2 tokë te Garda,o salih po nuk u ngope o vampir duke shpifur

    1. Analiza per 1 shekull demet apo dobit.per kombin shqiptar.solli antivlerat ne gjitha drejtimet solli demin me te mall se dobin per shumicen ishte rrug problemesh pa zgjillje.kjo tregon qe vendosja disiplinave te interesit sjell permbysjen e interesin me kosto ekstreme.cila form na rregullon vetem rruga zgjilljeve pa probleme vlerat qe ka perbaz jo interesin padrejtesin por te drejten hakun si hap per ta arritur eshte nje proces qe quhet pajtim duke kthyer te drejten hakun njerzve dhe mbajtje barazi me ligj mes tyre kush mendon flet dhe vepron ndryshe ai eshte jo njerzor antinjerzor dhe kunder keti kombi

  2. A thua kjo krasitje e gjykatave bëhet vetëm për të mbuluar efektet e vetingut apo e ka hallin Rama që nëpërmjet një juristi “ekselent e të ndershëm” si Manja që e bëri ministër drejtësie, ti kontrollojë më lehtë gjykatat shqiptare ?
    Sot që në mëngjez në televizionin Klan, ministri Manja, po na skjaronte se përse i paksuan gjykatat.

    Duke e dëgjuar këtë ministër,mu kujtua se pikërisht në këtë televizion pata dëgjuar përgjimet për masakrën zgjedhore në Dibër.
    Një oficer policie, në mos gaboj me mbiemrin Kashi apo Keshi, merte përgëzime në telefon nga Manja për votat që kishte siguruar në Dibër e i kërkonte këtij që ta emëronte si “shpërblim” shef policie në Bulqizë . (Bulqiza me kromin e saj ka para të madhe)
    -“Por jo mor burrë, * i thoshte Manja, -ti i ke bërë shërbim të madh partisë e meriton që të japim një post shumë më të lartë”

  3. Ju mbyti ramkurvi.
    Eshte vetem fillimi.
    Lloz komutnistesh pa lagur fare,
    Lloz ne te thate… deri ne 2050.
    Pastaje del ndonje bastard tjeter si fiku ose ndonje pusht tjeter…
    Ju lumte bitha popolo dele.
    Beeeeeeeeeee.

  4. Kjo eshte drejtesia qe duam, ne duart e Manjes me Gjiknurin qe ne kohen e votimeve therrisnin termet, termet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *