• |
ide | kryesore

Kush ishte shënjestra/ I riu në Cërrik e gjeti në rrugë minën që i plasi në dorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit në Cërrik, të cilit i shpërtheu në dorë një sasi lënde plasëse.

Mediat raportojnë se i riu Erion Rexhepi e ka gjetur lëndën plasëse në rrugë sapo ka dalë nga shtëpia. Kur e ka marrë në dorë ajo ka shpërthyer duke i marrë jetën.

Të njëjtat burime thanë se bëhej fjalë për një minë me telekomande, e cila dyshohet se ishte vendosur poshtë një automjeti, por që mendohet se ka rënë në ecje e sipër.

Policia është duke u përpjekur të identifikojë shënjestrën e atentatit mafioz me minë me telekomandë që në fund i mori jetën aksidentalisht të riut Erion Rexhepi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *