• |
ide | kryesore

Luftë merkatoje mes Juventus e Barcelona: katalanasit synojnë Moratan, bardhezinjtë insistojnë për Depay

-Instant, Sport

Jo vetëm de Ligt, ka edhe një tjetër lojtar të Juventusit që i pëlqen Xavi Hernandezit dhe Barcelonës: Alvaro Morata. Trajneri katalanas ka marrë aprovimin e sulmuesit spanjoll dhe Barça mund ta “paguajë” direkt te Atletico Madrid (pronar i kartonit) duke vënë në tavolinë 40 milionët që Colchoneros duhet të paguajnë për blerjen e Griezmann. E ndërkohë, Juventus kundërpërgjigjet përsëri, duke vënë në shënjestër edhe Depay.


Sipas AS, mekanizmat janë vënë në lëvizje: Xavi ka biseduar me Moratan, i cili është i hapur për një shitje dhe është i gatshëm të ulë pagën e tij, pasi “nuk ndihet më i qetë te Juventus”. Trajneri i katalanasve i ka propozuar një projekt afatgjatë sulmuesit, duke synuar ti japë fanellën titullare të Barçës, e cila jo çuditërisht i ka propozuar Atletico Madrid që të paguajë 40 milionët e rënë dakord me Juventusin për blerjen përfundimtare të Moratas. 40 që Colchoneros duhet t’u japin Blaugranave për të blerë Griezmann.


Llogaritë në këtë rast dalin, të paktën në shtëpinë e spanjollëve. Por Juventus do të kishte një sulmues më pak nga tani deri në fund të sezonit. AS rikthen zërat Scamacca dhe Milik, por duhet kuptuar hapësira e manovrimit të Juventusit në janar. Bardhezinjtë i paguan Atleticos 10 milionë për vitin e parë të huazimit të Moratas dhe 10 për të dytin: nëse Alvaro largohet para kohe, ata do të kërkojnë të paktën një kompensim financiar.
Në negociatat e ndërlikuara është sërish Barça që ofron zgjidhjen, pikërisht me atë Depay që Juve e kërkoi vitin e kaluar kur ishte në skadencë me Lyon. Hollandezi fiton 5 milionë (kishte rënë dakord për uljen e rrogës për shkak të vështirësive ekonomike të Blaugranave) kështu që nga pikëpamja e pagës do të ishte më se i përballueshëm për Juventusin. Sido që të jetë, ka dy pika për t’u marrë në konsideratë: gjendja fizike duke qenë se për momentin ai është i dëmtuar në femurin e kofshës së djathtë dhe mendimi i Allegrit se do të donte një sulmues të parë më fizik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.